KOSOVË- Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovën kufitare janë regjistruar 557 raste të reja dhe 17 viktima nga COVID-19.
Vërehet një rritje në rastet e reja ashtu edhe në viktimat, në krahasim me ditën e djeshme ku u shënuan 519 qytetar me koronavirus dhe 14 kanë humbur jetën.
Sipas IKSHPK-së, numri total i rasteve pozitive është 43.881 dhe numri total i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar 1.137. Një lajm shpresëdhënës është numri i të shëruarve gjatë 24 orët e fundit i cili ka shkuar 727.
Aktualisht në Kosovë ka 12.587 raste aktive më koronavirus një numër që gjithnjë rritet pavarësisht masave shtrënguese dhe izoluese të qeverisë.