COVID-19 në Shqipëri/ 474 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! Infektohet piktori Mustafa Arapi, shtrohet tek 'Shefqet Ndroqi'

COVID-19 në Shqipëri/ 474 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! Infektohet piktori Mustafa Arapi, shtrohet tek 'Shefqet Ndroqi'

Spitali Infektiv dhe piktori i njohur Mustafa Arapi

Shqipëria këtë të dielë ka regjistruar 474 raste të reja të koronavirusit në të gjithë vendin nga 2521 testime të kryera në 24 orët e fundit.

Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë infektuar 67,690 persona ndërkohë që Tirana vijon të jetë qyteti me numrin më të lartë të rasteve me 167 të infektuar ditën e sotme.

Gjatë kësaj kohe, fatkeqësisht kanë humbur betejën me COVID dhe 7 persona të tjerë duke e çuar bilancin total të viktimave në 1277.

Ndërkohë janë Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 363 qytetarë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve 40,453 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me COVID-19 është infektuar piktori dhe restauratori i njohur Mustafa Arapi i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Vajza e tij, Dorina Arapi përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje institucioneve që të kujdesen për të atin për shërim sa më të shpejtë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 2521 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 474 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 167 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 35 raste në Durrës, 29 raste në Lushnje, 20 raste në Fier, Elbasan, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Shkodër, Krujë, Kurbin, 9 raste në Berat, 8 raste në Kukës, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Patos, 7 raste në Kavajë, Kuçovë, 6 raste në Librazhd, Dibër, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Mat, Peqin, Gramsh, Poliçan, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Shijak, 2 raste në Korçë, Tropojë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Devoll, Has, Mirditë, Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Himarë, Vorë, Cërrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 363 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,453 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra të moshave 65-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (17 Janar 2021)

Raste të reja ditore        474
Të shëruar në 24 orë     363
Të shtruar në spitale      282
Humbje jete në 24 orë       7
Testime ditore              2521
Testime totale          313,188
Raste pozitive           67,690
Raste të shëruara      40,453
Raste Aktive              25,960
Humbje jete                  1277

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14962
Fier         1961
Shkodër  1378
Durrës     1446
Lezhë      1016
Vlorë       1049
Korçë        880
Elbasan  1045
Berat        821
Dibër        532
Gjirokastër 478
Kukës      392

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:17
Piktori i njohur Mustafa Arapi preket nga COVID-19, vajza e tij apel institucioneve përkatëse: Kujdesuni për të, është vlerë kombëtare

Piktori i njohur Mustafa Arapi është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, për shkak të gjendjes së tij të rënduar si pasojë e COVID-19.

Lajmin e ka dhënë vajza e tij, Dorina Arapi përmes një statusi në rrjetin e saj social Facebook, ku edhe i ka bërë apel institucioneve përkatëse në mënyrë që të kujdesen për të dhe ti japin vëmendjen e duhur për shërim sa më të shpejtë.  

“Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare.  Unë e dua babain tim me jetën time, por ai është dhe një Vlerë për shtetin e kulturën shqiptare.“, shkruan ajo në postim.

Në fund ajo ka falënderuar këdo për ndihmën dhe vëmendjen, duke i ftuar të shpërndajnë këtë mesazh.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • life: 17/01/2021 18:19

    i uroj sherim te shpejt por jam kundra vajzes se tij qe kerkon sherbim special se esht vler kombetare,te gjith jan vler kombetare edhe nje bari qe ruan bagetine, edhe nje fshesaxhi qe pastron rruget per te ushqyer femijet me ndershmeri.....cdo profesion pozitiv esht vlere kombetare,njerezit ne spitale duhet te trajtohen njesoj jo te ndare ne kategori,edhe njehere i uroj piktorir sherim te shpejt por jo vetem atij por i uroj te gjitheve te semureve me COVID 19 sherim te shpejt sidomos pjeses se varfer qe nuk kan para per tu trajtuar ndryshe ne thonjeza

    Përgjigju
    • Hako: 17/01/2021 21:01

      Plotesisht dakort.Cdo njeri duhet respektuar dhe nderuar ne punen e tij.Te gjitha punet jane te nderuara.

    • boi: 17/01/2021 20:07

      sdo hiqja nje presje...

    • @life: 17/01/2021 20:06

      Ju bashkohem pike per pike ne kete koment. Shume e drejte ajo qe shkruani, cdo njeri qe kontribuon ne kete vend eshte nje vlere kombetare. Sherim te shpejte te gjitheve dhe Zoti na ndihmofte ta leme pas kete situate te veshtire.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja