COVID-19 në Shqipëri/ Vijon trendi ulës, 538 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orë! 376 të shtruar në spitale! Ndërron jetë ish-Ministrja e Bujqësisë

COVID-19 në Shqipëri/ Vijon trendi ulës, 538 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orë! 376 të shtruar në spitale!  Ndërron jetë ish-Ministrja e Bujqësisë

Ish-Ministrja e Bujqësisë, Themie Thomai

Vijon një trend ulës në numrin e të infektuarve dhe të viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 538 raste të reja nga 2276 testime të kryera në total.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 8 persona të tjerë duke e çuar numrin total të viktimave në 1074. Mbrëmjen e sotme (19 dhjetor) ka ndërruar jetë ish-Ministrja e Bujqësisë, Themie Thomai në moshën 75-vjeçare.

Numri i personave të shëruar gjatë kësaj periudhe kohe është 405 duke e çuar numrin e tyre në total në 27,831 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet e posaçme COVID po trajtohen 376 pacientë, 30 ndodhen në terapi intensive nga të cilët 10 janë të intubuar.

Tirana vijon të shënojë numrin më të lartë të të infektuarve në 24 orë ku këtë të shtunë u raportuan 192 të infektuar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Janë kryer 2276 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë, 45 raste në Shkodër, 38 raste në Durrës, 22 raste në Kavajë, 21 raste në Fier, 18 raste Berat, 17 raste në Elbasan dhe Lezhë, 15 raste në Sarandë, 14 raste në Korçë, 13 raste në Lushnje, 12 raste në Mat, 11 raste në Vlorë, 9 raste në Përmet, Krujë, Kukës, Mallakastër, 8 raste në Gjirokastër, 7 raste në Kurbin dhe Tropojë, 5 raste në Pogradec, Skrapar, Peqin, 4 raste në Devoll, Librazhd, 3 raste në Tepelenë she Has, 2 raste në Delvinë, Fushë- Arrez, Dibër dhe Gramsh, 1 rast ne Pukë, Mirditë, Ura-Vajgurore, Vau Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Kuçovë, Cërrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 405 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.831 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 376 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhi të moshave 58-85 vjeç.

COVID-19 – Statistika (19 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore         538
Të shëruar në 24 orë      405
Të shtruar në spitale       376
Humbje jete në 24 orë        8
Testime ditore               2276
Testime totale          236,788
Raste pozitive            52,542
Raste të shëruara      27.831
Raste Aktive              23.637
Humbje jete                 1074 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë 12698
Fier       1725
Durrës  1368
Shkodër 1278
Vlorë      1138
Korçë     1093 
Elbasan   982
Berat      944
Lezhë    944
Gjirokastër  564
Kukës  489
Dibër    414

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:51
COVID-19, infektohet 1 infermiere në Belsh

1601380662_1594287059Infektivimjekettamponetanalizakoronavirusiterrenikontrollettestet21.jpg

Në 24 orët e fundit në Belsh u regjistruan 6 raste të reja me koronavirus.

1 prej rasteve të konfirmuara është dhe një infermiere nga qendra shëndetësore e njësisë administrative Fierz të Bashkisë Belsh.

Ora 21:10
Rastet e COVID në Berat, infektohen 2 mësuese dhe 1 nxënës në 2 shkolla të ndryshme

1604698836_koronavirusi.jpg

Gjatë 24 orëve të fundit në Berat u regjistruan 18 raste të reja me koronavirus.

Prej tyre, 2 janë mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Otllak e 1 nxënës në gjimnazin "Muhamerr Janina" në Urën-Vajgurore.

Gjithashtu pozitiv kanë rezultuar 1 punonjëse në një fasoneri, 1 ushtar në Repartin Poshnje, 1 inxhinier, 1 shofer taksie.

Ora 20:13
E infektuar me COVID, ndërron jetë në moshën 75-vjeçare, ish-Ministrja e Bujqësisë, Themie Thomai! Erion Braçe: Ishte e drejtë, zonjë e nderuar

1608405243_themiethomai.jpg

Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare si pasojë e koronavirusit, ish-Ministrja e Bujqësisë gjatë regjimit komunist, Themie Thomai mbrëmjen e sotme.

Thomai ka qenë Ministrja e Bujqësisë më jetëgjatë e cila qëndroi në këtë post për 13 vite, nga  viti 1975 deri në vitin 1989.

Ajo gjithashtu ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së.Për ndarjen nga jeta të ish-Ministres së Bujqësisë, Themie Thomai ka reaguar zëvendës kryeministri Erion Braçe.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe shkruan se Thomai gëzon respektin e të gjithë zonës së Myzeqesë. Ai shkruan se Thomai ishte ndryshe, e zonja dhe e drejtë në punën e saj.

Reagimi i plote:

THEMIE THOMAI ISHTE NGA #DIVJAKA!

Lindi ne Goricaj te njesise Gradishte, bashkia Divjake ne vitin e larget 1945, ne nje familje autoktone te Myzeqese; Jeta e saj u lidh me zonen, Myzeqene, punen, bujqesine, blektorine aty; Nje nga vajzat e reja te jashtezakonshme; 25 vjec drejtoi nje prej ekonomive me te medha bujqesore e blegtorale ne vend, KEMISHTAJN;

30 vjec u emerua ministre e Bujqesise duke marre pergjegjesine e drejtimit te sektorit me kyc te vendit ne prodhim dhe eksport! Kurre ne kaq vite jete e pune, nuk kam hasur ne ate zone vleresim per punen dhe njeriun, drejtuesen e ministren sic per Themie Thomain; Nga njerez te thjeshte, njerez te zakonshem e punetore te jashtezakonshem! Themie Thomai ishte ndryshe; E ditur, e zonja, e drejte, e thjeshte, punetore, njeri ne fund te fundit! E nderuar zonje; Ti po shkon me respektin e nje zone te tere! Nje duartrokitje per punen e sherbimin tend per njerezit e zones sone!

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 19/12/2020 20:26

    I qofte dheu i lehte Themie Thomait. Nderim per punen dhe profesionalizmin e saj ne fushen e bujqesise. Ngushelloj Bashkeshortin dhe femijet e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit