8 persona të infektuar me COVID-19 janë shëruar sot. Personat kanë rezultuar negativ pas testeve të bëra, duke e fituar këtë betejë. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Lajm i mirë: 8 të shëruar sot”, shkruan Rama.

Për shërimin e 8 pacientëve me koronavirus ka reaguar edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu. Përmes një postimi në Twitter, Manasterliu shkruan: "Lajm i mirë... Edhe 8 të shëruar sot. Deri tani 52 të shëruar nga COVID-19."

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë ka vajtur në 12, ku dy viktimat e fundit janë shënuar brenda 24 orëve. Një 79-vjeçar ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të hëne, ndërsa në mbrëmje ndërroi jetë një 82-vjeçare. Të dy viktimat ishin nga Tirana.

Deri tani në vendin tonë janë 223 persona të infektuar nga koronavirus, ndërsa 11 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 74 pacientë ndodhen të shkruar në Spitalin Infektiv. 7 prej pacientëve janë në terapi intensive, nga të cilët 4 janë të intubuar.