
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur dyshime në dobinë e testeve që identifikojnë anti-trupat për sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.
Duke folur në Gjenevë, mjekja Maria van Kerkhove e OBSH tha se “nuk ka të dhëna se të infektuarit me virus mund të garantojë imunitet më vonë” dhe shtoi se të dhënat fillestare tregojnë se te një numër i madh i personave janë krijuar anti-trupa pasi kanë kaluar infeksionin e koronavirusit, por mundësitë e rritjes së imunitetit nuk janë të larta.
Ndërkohë shumë shtete kanë nisur blerjen e miliona testeve që bëjnë të mundur evidentimin e anti trupave te njerëzit, si te ata që janë prekur nga Covid si dhe te të tjerët. Evidentimi do të jap të dhëna që janë të domosdoshme për planifikimin e asaj që njihet si Faza 2, që është faza e rihapjes graduale të aktiviteteve dhe lehtësimin e kufizimeve dhe bllokimeve, ku ‘të imunizuarit; mund të pajisen me ‘pasaportë imunitare’ për tu rikthyer në punë.
Lajmi kryesor:
Covid-19/ Në Itali, 482 viktima dhe 2200 të shëruar në 24 orë! Rreth 155 mijë viktima në botë, Trump: Do kemi rreth 60-65 mijë vdekje



