Covid-19/ Plazma e gjakut e pasur me antitrupa mund të neutralizojë vërtetë epideminë

Covid-19/ Plazma e gjakut e pasur me antitrupa mund të neutralizojë vërtetë epideminë

Alessandro Santin, italiani që për shumë vite  ka jetuar në Shtetet e Bashkuara, ku është bashkë-menaxher i departamentit të Onkologjisë Gjinekologjike dhe shef i Ekipit Kërkimor të Sëmundjeve të Kancerit në Universitetin Yale në New Haven thotë se "Në mungesë të ilaçeve efektive dhe vaksinave që ende duan 12-18 muaj, nuk kam asnjë dyshim se arma më efektive për t'u marrë me epideminë Covid-19 është plazma e pacientëve të shëruar, tashmë e ngarkuar me antitrupa dhe që do të shërbejë për të mbrojtur jetën e dhjetëra, qindra, mijëra të infektuar apo atyre që do të infektohen në muajt e ardhshëm.

"Vala e dytë e epidemisë që mund të ndodhë pas rihapjes në fazën 2 të pandemisë, mund të ishte edhe më e tmerrshme se e para - vazhdon Santin - dhe ne duhet të jemi të gatshëm ta përballojmë atë me armë më efektive sesa kemi pasur në dispozicion deri më tani. Të dyja, mbledhja e plazmës dhe infuzioni janë praktika rutinore mjekësore dhe thuajse me rreziqe jashtëzakonisht të ulta.

Praktika me plazmën e të shëruarve u aktivizua në SHBA. Dy studime janë botuar në Jama dhe Pnas: nga 15 pacientët e konsideruar, të gjithë me infeksion dhe në gjendje serioze, pas trajtimit me plazmën e të shëruarve të gjithë mbijetuan. Sidoqoftë, pacientët me forma të rënda janë më të vështirët për tu trajtuar pasi imunizimi pasiv (me të ashtuquajturat antitrupa "neutralizues") është më pak efektiv sesa përdorimi i tij në fazat fillestare të infeksionit viral.

Pas kërkesës së studiuesve të Klinikës Mayo për të trajtuar pacientë me plazma konvulsive, FDA, Agjencia Amerikane e Barnave mori situatën në dorë dhe kontaktoi Kryqin e Kuq Amerikan dhe të gjitha qendrat e grumbullimit të gjakut duke kërkuar që të koordinojnë mbledhjen dhe shpërndarjen e qeseve me gjak në të gjithë territorin kombëtar.

Në Itali deri tani janë shëruar nga infeksioni rreth 35,000 persona dhe shumica e tyre kanë zhvilluar antitrupa. Çdonjëri prej tyre mund të dhurojë 2-3 qese plazma të cilat do tju sigurojnë jetën mijëra njerëzve.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DNA Diversity: 17/04/2020 12:23

    Është bllof i madh kjo puna e plazmes sepse në trupa të ndryshëm dhe format imunitare janë të ndryshme.. Prisni dhe do shikoni cfar bllofi po luani!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite