Hapja e ambienteve të mbyllura/ Protokollet e sigurisë për baret, jo më vetëshërbim, tavolinat në 2 metra distancë dhe korridore të dedikuara për klientët

Hapja e ambienteve të mbyllura/ Protokollet e sigurisë për baret, jo më vetëshërbim, tavolinat në 2 metra distancë dhe korridore të dedikuara për klientët

Foto ilustruese

 

Ambientet e brendshme të lokaleve dhe restoranteve do të hapen nga 1 tetorit nën masat e rrepat anti-covid, në përcaktimin e protokollit të sigurisë për hapjen e tyre, thuhet se në varësi të sipërfaqes së të bareve dhe restoranteve  duhet të sigurojnë një korridor të dedikuar për klientët deri në arkë dhe një korridor për daljen nga ambienti në mënyrë që klientët të mos 'përplasen' përballë mes tyre.

Nuk ka më vetë-shërbim, ndërsa lokalet duhet të shërbejnë me menu elektronike ose të plastifikuara që të dezinfektohen vazhdimisht.

Duhet garantuar distanca 1.5 metër mes klientit dhe stafit, ndërsa tavolinat duhet të jenë në distancë me njëra-tjetrën 2 metra në të gjitha drejtimet.

Nëse pagesa bëhet në arkë duhet vendosur një xham peçigllazi midis punonjësit dhe klientit

Pastrimi, dezinfektimi dhe ajrosja e bareve dhe restoranteve duhet të jetë në mënyrë të përsëritur disa herë në ditë, që nga ambientet deri tek dorezat e dyerve, tavolinat, tabakatë dhe çdo sipërfaqe tjetër. Ajrosja e tyre duhet të bëhet në mënyrë natyrale 5 herë në ditë dhe dezinfektim total të paktën 3 herë, në hapje të aktivitetit, gjatë ditës dhe para mbylljes së tij.

Asnjë personel nuk do të lejohet të punojë më temperaturë 37.5 dhe secili prej tyre është i detyruar të deklarojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar. Për çdo simptome të shfaqur duhet lajmëruar mjeku i familjes ose 127, ndërsa mbajtja e maskave është e detyrueshme për personelin.

( Kliko këtu ) Udhëzuesi i plotë për masat anti-COVID në lokale e ambiente të mbyllura


Lajmi kryesor:

COVID-19/ Nga 1 tetori hapen ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave! Ende të mbyllura klubet e natës dhe diskot


Ora 14:35
COVID-19/ Protokollet e sigurisë për hapjen e ambienteve të mbyllura të bareve dhe restoranteve
    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

    Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës