COVID-19/ Protokollet e sigurisë për hapjen e pishinave të mbyllura! Evidentimi i një rasti pozitiv mbyll aktivitetin! Me orar dhe grafik të përcaktuar, si do llogaritet numri i klientëve

Hapja e pishinave të mbyllura më 1 tetor ka sjellë edhe përcaktimin e protokolleve të sigurisë anti-covid, në mënyrë që të shmanget rritja e rasteve të të infektuarve. Ajo që theksohet që në fillim të protokollit të sigurisë për pishinat e mbyllura është se evidentimi qoftë edhe të një rasti të vetëm në strukturat e tyre do të sjellë mbyllje të aktivitetit, pavarësisht hetimit epidemiologjik.

Asnjë klient nuk do të lejohet të hyjë brenda me temperaturë 37.5, ndërsa numri i përcaktimit të personave brenda pishinave të mbyllura do të përcaktohet në bazë të kapacitetit maksimal të aktivitetit, ku një personi i takon një hapësire prej 3 metrash katrorë. Në bazë të saj do përcaktohet edhe numri maksimal i klientëve që do lejohen. 

Pishinat do të jenë me orar ku do të jetë administratori i subjektit që do të përcaktojë orarin dhe grafikun e specifikuar dhe do lajmërojë klientët, ndërsa nuk do të lejohet hyrja e tyre para orarit të përcaktuar.

Peshqirët duhet të sillën nga vetë klienti dhe të përdoren vetëm nga një person, ndërsa maska është e detyrueshme si për stafin por edhe për klientin kur ai ndodhet rreth pishinës. Në hyrjen në dhomës së zhveshjes duhet të sigurohet distanca 1.5 metër. Gjithashtu në pishinat e mbyllura duhet të evitohen grumbullimet e skuadrave dhe grupeve të notit, por në rast se aktiviteti i tyre duhet kryer atëherë duhet të merren parasysh korsitë alternative duke krijuar korsi me një drejtim.

Subjekti duhet të sigurojë mjetet higjieno-sanitare, dezinfektuesit, pastruesit e duarve, pastrimin e sipërfaqe vazhdimisht gjatë ditës. Ambientet duhet të dezinfektohen minimumi 3 herë në ditë, në hapje të tij, gjatë ditës dhe para mbylljes.

Në protokollet e sigurisë thuhet se administratori i pishinës njihet me mënyrën e njoftimit për çdo rast të dyshuar me COVID-19 gjatë aktivitetit të punës si dhe kompania ka për detyrim të afishojë posterat informuese për uljen e riskut të COVID-19 dhe listën e simptomave të koronavirusit. Uji i pishinës duhet të pastrohet në mënyrë sistematike dhe të detyrueshme me sistem filtrimi si dhe të kryhet klorimi i pishinës në mënyrë sistematike.

( Kliko këtu ) Udhëzuesi i plotë për masat anti-COVID në pishinat e mbyllura


Lajmi kryesor:

COVID-19/ Nga 1 tetori hapen ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave! Ende të mbyllura klubet e natës dhe diskot


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, një avion me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, një avion me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima