COVID-19/ Rama: Mbi 14 mijë persona kemi ndihmuar në operacionet humanitare (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se operacionet humanitare për t'i qëndruar pranë të varfërve, pensionistëve të vetmuar, dhe personave të prekur nga tërmeti që janë ende në çadër, të mos u mungojë ushqimi. Deri dje tha kryeministri Rama në një video-mesazh për shqiptarët, është arritur të ndihmohen mbi 14 mijë persona.

"Deri dje ne kemi mundur të ndihmojmë 14 428 familje. 1189 prej tyre me ushqime, 1203 me ndihmë mjekësore, barna dhe asistencë shëndetësore në shtëpi si dhe 2136 për nevoja të tjera. Do të vazhdojmë përditë të trokasim në dyert e pensionistëve të vetmuar, në dyert e familjeve me probleme të mëdha ekonomike, në dyert e familjeve të prekura nga tërmeti që s'kanë as derë se jetojnë ende në çadra. Do bëjmë gjithçka mos t'i mungojë ushqimi bazë, medikamentet dhe cdo ndihmë urgjence.

Disa prej jush që virusi i keq i të parit mbrapsht, apo zakoni i keq i mllefit politik nuk iu ndalen as në këtë kohë kolere, nuk ndalen duke shkruar komente të ulëta, të turpshme, për ata që janë rrugëve dhe nuk rrinë në shtëpi si gjithë të tjerë, që t'u shërbejnë njerëzve në nevojë. Shohin videot informative nga operacioni humanitar dhe flasin për show, po çfarë show ore ju martë e mira. Flasin për vjedhje ndihmash dhe për selektivitet, po ku e  patë vjedhjen nga shtëpia, apo me satelitët e mendjes mbrapsh apo me dylbitë e syve që nuk duan të shohin.

Ja ku më keni mua, më shani mua, dhe më kërdisni sa të doni, por respektojini ata që po shkojnë shtëpi më shtëpi, njerëzit e Forcave të Armatosura, të shërbimeve sociale, bashkive, që nuk kanë asnjë borxh të lexojnë gromësima gojësh të këqija në komentet e operacionit humanitar. 

Ne po bëjmë të pamundurën, nuk duam lëvdata, as medalje, se kjo është detyra jonë, por në këtë kohë të mallkuar duhet solidaritet, mirënjohje për luftëtarët e vijës së parë, që nga mjekët e infermierët, ushtarakët dhe punonjësit që po ndihmojnë më të dobëtit, më të varfrit të përballojnë vështirësitë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Mos u ankoni për oraret, mos na turpëroni për mustaqet e Çelos! Po punojmë për sistem elektronik kontrolli të lëvizjeve (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro