COVID-19 shtyn censin e popullsisë dhe banesave! S'do bëhet në tetor, por më vonë

TIRANË- Pandemia e COVID-19, ka shtyrë censin e popullsisë dhe banesave i parashikuar të zhvillohej në muajin tetor të këtij viti. Në raportin e depozituar në Kuvend, INSTAT njofton se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID, censi i banesave dhe i popullsisë nuk do të zhvillohet këtë vit por në një moment tjetër.

“Situata e krijuar nga Covid-19 dhe politikat e shtetit shqiptar për përballimin e fatkeqësisë natyrore, detyroi INSTAT të rishikonte prioritetet dhe aktivitetet statistikore për tu realizuar këtë vit. Pezullimi i veprimtarive përgatitore për Censin e Popullsisë dhe Banesave, i cili ishte parashikuar të kryhej në tetor të këtij viti, e bën të pashmangshme shtyrjen e këtij aktiviteti madhor për një kohë tjetër, ashtu siç kanë vendosur edhe vendet e tjera të Evropës”, thuhet në arsyetimin e INSTAT.

Ndërkohë pilot censi i popullsisë dhe banesave është kryer gjatë vitit 2019, por në pandemia dhe tërmeti i 26 nëntorit penalizojnë edhe zhvillimin e një projekti të tillë.

Rinumërimi i popullsisë dhe i banesave do të zhvillohej në format elektronik, do të zgjate rreth 2 muaj dhe kishte një kosto prej rreth 16 milionë euro. Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia banuese ishte 2,821,977,  me një rënie prej 8%, nga Censusi i vitit 2001.

Nga ky rinumërim i popullsisë INSTAT thotë se do të grumbullohen të dhëna të rëndësishme, do të sigurohen informacione kryesore mbi popullsinë dhe banesat, do të shikohen ndryshimet e popullsisë në dekadën e fundit, madhësia dhe struktura e familjeve, migracioni, arsimi, punësimi, paaftësia, apo kushtet e banimit. Ndërkohë në bazë të këtij censi mund të hartohen edhe politika të ndryshme socio ekonomike, strategjive dhe planeve të zhvillimit në nivel kombëtar, lokal dhe sektorial.

Pjesë nga raporti i INSTAT

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë