COVID-19, sociologu për Report Tv: Ka ndryshuar mënyra si festojmë! Adoleshentët dhe të moshuarit 'i vuajnë' më shumë kufizimet (VIDEO)

Këtë vit, do të duhet të festojmë ndryshe ndërrimin e viteve, kjo për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit si dhe të vendosjes së masave izoluese nga qeveria shqiptare.

Për sociologun Gëzim Tushi, COVID-19 ka bërë një revolucion social dhe në mënyrën se si ne festojmë.

Në një intervistë për Report Tv ai u shpreh se do të ishte tragjike nëse ne do të vijonim sërish me festat tradicionale si çdo vit tjetër, përballë rrezikut të pandemisë.

“Jemi përballë një revolucioni social. Këto festa sociale që janë ndërkombëtare si viti i ri kanë filluar të pësojnë fraktura. Njeriu nuk mund të festojë në maksimum dhe nuk i plotëson të gjitha dëshirat. Ideja që përballë kemi rrezik, do të ishte e pafalshme, ndoshta me efekte tragjike. Duhet të kuptojmë që këto modulat e festave të festohen brenda kufijve. Ne duhet të kujdesemi për shëndetin. Njerëzit do festojnë për shkak të ritualit zakonor” – tha Tushi.

Por pavarësisht situatës së vështirë, sociologu shprehet se ne sërish duhet të festojmë në mënyrë më të kujdesshme për të hequr mendjen dhe nga dëshpërimi që ka lënë pas viti 2020.

“Unë mendoj që pavarësisht situatës së vështirë, njerëzit duhet të drejtohen pozitivisht. Kemi pasur një vit vërtetë të vështirë, shumë familje kanë humbur njerëzit e dashur të tyre për shkak të koronavirusit. Shumë të tjerë kanë familjarët në spitale. Ne nuk kemi mundësi të mblidhemi si familje të madhe. Ne nuk i mbledhim dot vajzat, nipërit dhe mbesat në një shtëpi të madhe për shkak se nuk jemi imunizuar ndaj virusit. Boll kemi qenë të dëshpëruar, ne sërish duhet të festojmë. Shpresoj që data 31 dhjetor 2020 të jetë një pikë kthese për shoqërinë shqiptare, për mirëqënien” – u shpreh sociologu.

Masat kufizuese të vendosura nga qeveria, Gëzim Tushi shprehet se prekin më së shumti adoleshentët dhe të moshuarit. Ai u bën një thirrje të dy grupmoshave që të bëjnë sa më shumë kujdes dhe të respektojnë masat kufizuese.

“Ky bunkerizimi familjar i festave është një goditje për të rinjtë. Ata i presin me shumë dëshirë këto ditë. I prek në thelb adoleshentët por tashmë ata duhet të burrërohen dhe të respektojnë masat e vendosura nga shoqëria. Jemi në shoqërinë e rrezikut ndaj adoleshentët duhet t’i binden këtyre masave. Janë të moshuarit të prekur. Ata kanë dëshira shumë të mëdha që në këto ditë, i duan të njohurit e tyre t’i kenë sa më pranë. Por nuk mund tu plotësohet dëshira e drejtëpërdrejtë kontakti fizik me fëmijët e tyre. Ata janë dhe më të rrezikuarit nga koroanvirusi. Duhet ta pranojnë sfidën. Nuk duhet të takohen me ta. Edhe kolektivat, nuk do i kenë aktivitetet e zakonshme” – tha Tushi.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?