COVID-19, Vasil Bedinaj: Turistët anuluan rezervimet, çregjistruam punonjësit (VIDEO)

Situata nga koronavirusi ka dhënë dhe efektet e para në turizëm. Kreu i operatorëve turistikë për jugun e vendit Vasil Bedinaj thotë se janë anuluar rezervimet nga turistët për muajin prill, maj dhe qershor. Sipas tij pritet që të ketë anulime dhe për muajin korrik. Bedinaj thotë se kostoja në sektorin e turizmit nga COVID-19 në vendin tonë do të jetë e rëndë. Ai kërkon ndërhyrjen e qeverisë për të parandaluar deri diku situatën mbi të gjitha tek të punësuarit në këtë sektor të cilët do mbeten të papunë.

"Janë kanceluar dhe vazhdojnë kancelimet për muajin Prill, Maj dhe Qershor dhe po kalojnë kancelimet edhe për muajin korrik e gusht gjatë verës. Në këtë situatë duhet të shohim sesi të minimizojmë humbjet, sepse sektori i turizmit në rang vendi punësojnë rreth 100 mijë punonjës në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe 300 mijë duke bërë shtrirjen e vetë. Nesër është data 1 prill, ky sektor ka bërë çregjistrimet e punonjësve duke ja kaluar këtë shtetit", tha Vasil Bedinaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eladha: 31/03/2020 21:33

    Mire thua ti o poce po' svemi dot me ne greqi

    Përgjigju
  • Popoci: 31/03/2020 19:18

    Vasil u dogjem sivjet.u pa puna do fillojm skafistin prap se ngelem ne batulla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë