COVID-i i merr jetën ish-zv. ministrit të turizmit

COVID-i i merr jetën ish-zv. ministrit të turizmit

Ish- zv. Ministër i Turizmit, Genci Pasko

TIRANË- Ish- zv. Ministër i Turizmit, Genci Pasko ka ndërruar jetë pas një beteje me COVID. Lajmi është konfirmuar nga kolegët e tij të Universitetit, ku punonte si profesor.

"Me keqardhje mësuam sot për ndarjen nga jeta para kohe, të kolegut, profesorit, një ndër aktivistët më të njohur shqiptarë, Genci Pasko.

Prej afro dy vitesh Dr. Genci Pasko ishte pedagog pranë Kolegjit Universitar “LOGOS”. Genci Pasko është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe ka mbrojtur doktoraturën po në këtë fakultet, pranë Departamentit Marketing-Turizmit.

Pasko ka mbuluar detyra të rëndësishme, ku ndër to edhe Zv. Ministër i Turizmit. Pas një përvoje pune mbi 10 vjeçare në institucione të rëndësishme të administratës publike, duke filluar nga viti 2009, z. Pasko ka punuar në sektorin e shoqërisë civile. Largimi i parakohshëm i Genci Paskos është një humbje e madhe për familjen, shokët, kolegët, të afërmit dhe shoqërinë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen nga stafi i Kolegjit Universitar “LOGOS”! U prehsh në paqe Genci", shkruhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Sot 602 raste të reja, 16 viktima nga COVID! Humb jetën ish-zv.ministri i Turizmit e mjeku nga Kavaja! Një 20-vjeçare shtatzënë e intubuar, bën lindje të parakohshme


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandal bastesh në NBA, basketbollisti përjashtohet përjetë

Skandal bastesh në NBA, basketbollisti përjashtohet përjetë