TIRANË- Koronavirusi ka ndikuar në përditshmërinë e të gjithë njerëzve në botë, por mesa duket jo në fushatën elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nënkryetrari i kësaj partie Petrit Vasili dhe kryetarin e LSI njësia 8 Erjon Xhafa  kanë zhvilluar një takim te Selvia me një grup aktivistësh, teksa ajo që vihet re është se asnjë masë anti-COVID nuk është respektuar.

Siç shihet në fotot e publikuar nga Klevi Pojana dhe më pas nga vetë kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi, përfaqësuesit e LSI-së janë pa maska, ngjitur me njëri- tjetrin në një ambient të mbyllur.  

"LSI është duke u angazhuar aktivisht në çdo organizatë, ku anëtarët tanë ndjejnë entuziazmin e shpresës së re që po lind për vendin tonë.

Çdo anëtar dhe çdo votë është e rëndësishme për të përmbushur këtë qëllim dhe për ta bërë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë shqiptarët", shkruan Kryemadhi.