Presidenti i Rajonit Italian të Veneto, Luca Zaia tha sot se është krijuar banka e gjakut e pacientëve të rikuperuar nga koronavirusi e cila do të shërbejë për të mbledhur plazma hiperimune për të trajtuar të sëmurët me Covid.
Sipas tij, "Gjaku mund të mbahet në bankë deri dy vjet. Trajtimi me plazmën e pacientëve të shëruar ka dhënë rezultate. Mjekët na thotë se pas trajtimit të sëmurët kanë ndryshime të mëdha. Konkluzioni është se të gjithë pacientët e trajtuar me plazma hiperimune tashmë janë shëruar”.
Zaia tha gjithashtu se 2% e banorëve të Rajonit të Venetos kanë krijuar antitrupa dhe shtoi se “Ne ishim të parët në Itali që filluam projektin e testit serologjik, dhe besoj se kanë një vlerë shumë të lartë shkencore.”