Covid/Itali, në qytetin e Bergamo dhomat e urgjencës bosh për herë të parë brenda një muaj e gjysmë

Covid/Itali, në qytetin e Bergamo dhomat e urgjencës bosh për herë të parë brenda një muaj e gjysmë

Nuk duken më barela me bombula oksigjeni dhe nuk ka as rreshta të gjatë me pacientë që rrinë më padurim duke pritur të shtrohen në spital. Skenat simbolike të cunamit pandemik që goditi qytetin Italian të Bergamo, me reparte të kujdesit intensive mbushur me të sëmurë rëndë, mjekë të raskapitur nga stresi dhe lodhja, nuk ekzistojnë më, as dhe sinjalet e alarmit të ambulancave nuk dëgjohen. Tani për tani të paktën ato mbeten një kujtim i largët i lënë pas.

Për herë të parë brenda një muaj e gjysmë, dhoma e urgjencës së spitalit Papa Giovanni XXIII në Bergamo është bosh: korridoret janë të lira, salla e pritjes është pothuajse e qetë.

Fotografia që po japim na jep një ide se si, 45 ditë më vonë, simboli i luftës dhe rezistencës kundër Covid 19, këtu, në spitalin e parë në provincën italiane më të torturuar nga koronavirusi, është çliruar nga presioni i ditëve të këqija, atyre ditëve që dukeshin se nuk do të mbarronin kurrë.Shkëndija e dritës po bëhet diçka edhe më e ndritshme. Pas një periudhe ‘zjarri’ pandemik, sot është ulur ndjeshëm numri I rasteve në gjendje të rëndë. Situata po I kthehet normalitetit.  

Në mes të emergjencës shëndetësore, numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spital për infeksionin e koronavirusit, deri para pak ditësh kishte arritur në 500 pacientë kurse tani ka rënë në 298.

"Më në fund kemi dalë nga faza akute, - thotë Luca Lorini, kreu i Kujdesit Intensiv.

Në kujdesin intensiv, numri i shtretërve të zënë mbetet i qëndrueshëm: rreth shtatëdhjetë. Lehtësimi progresiv I numrit të shtretërve ka bërë të mundur që ato të jenë në dispozicion të personave me patologji të tjera.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë