Falë materialit gjenetik të virusit Sars-Cov-2 që gjendet në kanalizime, në fakt, është e mundur të merren kampionë dhe të shihet prania e koronavirusit.
Kjo është hipoteza që del nga një studim i kryer në Romë dhe Milano nga Departamenti i Mjedisit dhe Shëndetit i Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS) në Itali, i cili do të botohet së shpejti.
"Këto të dhëna - thotë presidenti i ISS, Silvio Brusaferro - mund të ndihmojnë në kontrollin e pandemisë. Rezultatet tona janë të lidhura me ato të grupeve të tjera kërkimore në Hollandë, Massachusetts, Australi dhe Francë.
Një grup studiuesish nga Departamenti i Cilësisë së Ujit dhe Shëndetit si dhe nga Departamenti i Mjedisit dhe Shëndetit në Itali, i udhëhequr nga Giuseppina La Rosa, ka analizuar hulumtimet mbi një grup prej 8 mostrash të ujërave të zeza të mbledhura nga 3 deri më 28 shkurt në Milano dhe nga 31 Mars deri 2 Prill në Romë.
"Në 2 mostra të mbledhura në kanalizimet e zonës perëndimore dhe qendrore-lindore të Milanos - shpjegon La Rosa - u konfirmua prania e ARN-së së koronavirusit të ri.
Në rastin e Romës, i njëjti rezultat pozitiv u gjet në të gjitha mostrat e marra në pjesën lindore të qytetit.
Sipas studiuesve, këto analiza të hershme tregojnë se ujërat e zeza mund të përdoren si një mjet jo-invaziv për zbulimin e hershëm të infeksioneve në popullatë.
"Gjetja - nënvizon Luca Lucentini, nga Departamenti i Mjedisit dhe Shëndetit nuk ka asnjë rrezik.
Po a është virusi në ujë i rrezikshëm për shëndetin?
Kjo është një strategji që tashmë është duke u përdorur për viruse të tjera, siç është poliomieliti. Por pyetja që lind është: nëse virusi që është në ujë, a është i rrezikshëm për shëndetin dhe a mund ta pijmë ujin nga ribineta?
"Pas gjetjes së ARN virale, e cila rrjedhimisht nuk përfaqëson domosdoshmërisht një virus infektiv, në ujërat e zeza është një rezultat që nuk është befasues dhe nuk përfshin ndonjë rrezik për shëndetin e njeriut – shpjegojnë autoritetet.
Siç theksohet në një dokument të fundit të botuar nga Instituti italian, cikli i integruar i ujit, procesi që përfshin pastrimin e ujit dhe sistemet e ujërave të zeza dhe pastrimit, krijon siguri dhe është i kontrolluar në lidhje me përhapjen e virusit përgjegjës për Covid-19, si dhe patogjenë të tjerë ".
Lajmi kryesor: