Kroacia ka vendosur të rikthejë karantinën 14 ditore për vizitorët nga katër fqinjët e saj të Ballkanit pas asaj që po shihet praktikisht si një valë të dytë e koronavirusit në rajon.
Udhëtarëve nga Bosnja, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, do t`i duhet të izolohen për dy javë pas mbërritjes në Kroaci. Këtu do të bëjnë përjashtim udhëtarët e tranzitit, sqaroi ministri I brendshëm kroat, Davor Bozinoviç.
Në fund të majit, Kroacia i hapi kufijtë e saj për dhjetë vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Estoninë.
Që nga mesi i majit, vendi pothuajse nuk kishte regjistruar më infeksione, por situata u përkeqësua papritur javën që shkoi kur vendi nisi të raportonte deri në 30 raste të reja COVID-I në ditë.
Ky shpërthim i ri i sëmundjes përkoi me një pjesë të turneut ndërkombëtar të tenisit Adria Tour të mbajtur për bamirësi.
Pas eventit, Novak Djokovic, organizatori I turneut, gruaja e tij dhe tre tenistë të tjerë rezultuan pozitivë për koronavirus.
Turneu kishte nisur në Beograd, në një stadium të mbushur plot em njerëz, siç thotë AFP.
Serbia gjithashtu është përpjekur të frenojë shpërthimin, por vetëm ditën e mërkurë, autoritetet shëndetësore atje regjistruan 143 raste të reja brenda 24 orësh.
Vendi së fundi zhvilloi zgjedhjet e para të përgjithshme në Europë që nga fillimi i pandemisë.
Bosnia, Maqedonia Veriore dhe Kosova gjithashtu kanë shënuar që të gjitha rritje të infektimeve që nga fillimi i muajit qershor.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4430
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Marco Rubio dhe mbështetja për Ballkanin në mes të tensioneve globale
13 Nëntor, 11:59
-
Kombëtarja e vajzave njeh kundërshtaret e Ligës së Kombeve
7 Nëntor, 13:43
-
Harris dhe Trump për Ballkanin, luftë kundër korrupsionit dhe ndikimeve keqdashëse
3 Nëntor, 20:50
-
Liga e Kombeve/ Kosova tre fitore radhazi, mposht 3-0 Qipron në ‘Fadil Vokrri’! Spanja i tregon vendin Serbisë, Zvicra e Kroacia e bëjnë dramë
15 Tetor, 22:44
-
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës: Përveç Bayraktar e Javelin, FSK ka dhe sisteme të tjera
6 Tetor, 20:52
-
Kroacia shpall non grata tre politikanë nga Mali i Zi, mes tyre kryetarin e Parlamentit dhe zv.kryeministrin
25 Korrik, 10:24
-
Euro 2024/ Ndeshja me Shqipërinë, UEFA dënon Kroacinë me 28 mijë euro
22 Qershor, 18:59
-
Gjasula, 'Luftëtari' që mban gjallë ëndrrën e kombëtares shqiptare për kualifkim
20 Qershor, 15:40
-
Luka Modric: Çdo top ishte i yni, s'e di pse u tërhoqëm me Shqipërinë! Lejuam shumë hapësira
19 Qershor, 20:56
-
Euro 2024/ Dramë dhe emocione deri në limite, Kombëtarja barazon 2-2 kundër Kroacisë! Laçi dhe Gjasula mbajnë gjallë shpresat e kalimit të grupit
19 Qershor, 13:35
-
Euro 2024/ Dueli me Kroacinë, Sylvinho: Italia s'na la të bënim lojën tonë, kroatët zemrën e kanë në mesfushë! Gjimshiti: Të jemi të 'pistë' në fushë (VIDEO)
18 Qershor, 17:20