Interi fitoi 4-0 kundër Fiorentinës në Serie A, teksa zikaltërit kanë nëntë pikë në tre ndeshjet e para të Serie A, duke treguar një formë të mirë në nisjen e sezonit.
Djemtë e Inzaghit po shkëlqejnë këtë edicion, duke bërë që klima në ekip të jetë e mirë. Për të tensionuar situatën në kampin e italianëve ka menduar Kristjan Asllani, shqiptari i Interit.
Në një postim miqësor të Cuadrados me Lautaro Martinez pas ndeshjes nga dhomat e zhveshjes, shqiptari ka komentuar me shenjën e klounit. "Cuadrado kloun", ky ka qenë komenti që ka ngacmuar tifozët, duke "tërbuar" edhe drejtuesit e Interit.
"Ishte e rëndësishme kjo fitore përpara pauzës. Përpara kështu familja Inter. +3 pikë të rëndësishme falë Zotit”, shkruan Cuadrado në profilin e tij në Instagram, status shoqëruar me një foto përkrah Martinez.
ALLA FINE HA DETTO LA VERITA ...
Përgjigju