Policia e Kukësit ka sekuestruar 25 kilogram lëndë narkotike dhe ka vënë në pranga katër trafikantët ndërkohë që ka nisur procedimin për dy persona të tjerë, pasi në bashkëpunim po transportonin drejt Kukësit me dy automjete drogën.
Siç raporton policia e qytetit veri-lindor, lënda narkotike është gjetur e sekuestruar pas operacionit të koduar “Eklipsi” ku në pranga kanë rënë: Jetmir Dega, 29-vjeç, Agron Çakrri, 37-vjeç, Sajmir Muça, 38-vjeç dhe Erlind Pali, 33-vjeç.
Procedimi penal në gjendje të lirë ka nisur për S.M., 53-vjeç dhe P.M, 47-vjeç.
Personat e përfshirë po lëviznin me dy automjete, me targa AA 768 MU dhe AA 368 HD, njëra pas tjetrës drejt Kukësit dhe në njërën prej tyre “Fiat”, me targa AA 368 HD, me drejtues Jetmir Dega, në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestruan 25 kg lëndë narkotike.
Policia sekuestroi drogën dhe automjetin por vijojnë hetimet për të zbuluar nëse grupi ishte pjesë e ndonjë grupimi trafikantësh të lëndëve narkotike.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com