Grupi hetimor ka rindërtuar edhe njëherë ngjarjen e mbrëmshme të vrasjes së ish-zyrtarit të lartë të policisë së shtetit, Artan Cuku, ndërsa në dritë kanë dalë detaje të reja.
Sipas kronologjisë, ai ka përcjellë familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët për në banesë, ndërkohë që vetë ka qëndruar për disa minuta në një supermarket për të blerë diçka.
Autorët kanë ndjekur më kujdes të gjitha lëvizjet e tij duke i zënë pritë. Njëri prej tyre ka qenë i fshehur te holli i pallatit ku banonte, ndërsa personi tjetër e ka pritur te hyrja Cukun.
Pasi doli nga supermarketi për t'u ngjitur në katin e dytë të banesës duke hyrë në pallat, sapo u fut në ashensor është përballur me autorët duke u përleshur.
Në drejtim të Cukut është qëlluar 7 herë, plumbat e kanë kapur në gjoks dhe në kokë.
Sipas policisë janë përdorur dy armë zjarri, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme të kalibrit 9mm dhe 5 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.
Report Tv ka siguruar foton viktimës të mbuluar me gjak, pasi u qëllua për vdekje nga autorët në hyrje të banesës së tij.
(Kujdes, pamje të rënda)
[gallery]21749[/gallery]
Vrasja në vetëm 40 minuta, mbi Cukun u qëllua 5 herë
Në më pak se 40 sekonda, dy atentatorët kanë qëlluar 5 herë mbi ish-drejtuesin e policisë Artan Cuku duke i marrë jetën.
Mes Cukut dhe atentatorëve që sipas dëshmitarëve kishin dialekt veriorë ka pasur fillimisht një përplasje fizike e më pas ata e kanë qëlluar duke e vrarë.
Hetuesit kanë mundur të ndërtojnë identikitin e njërit prej autorëve i cili i veshur sportive dhe me një kapele të bardhë në kokë është larguar me vrap nëpërmjet rrugës "Gjin Kuqali" e cila kryqëzon me rrugën "Marko Bocari" dhe ku është fiksuar për herë të fundit nga kamera e sigurisë.
Deri më tani janë 11 të shoqëruar dhe hetuesit kanë vendosur një shpërblim prej 3 milion lekë për çdo qytetar që ka informacion për autorët.
Ndërsa në dëshmitë e vlefshme është konsideruar ajo e administratorit të pallatit i cili 15 minuta para atentatit ndaj Cukut ka parë një djalë që qëndronte i ulur tek shkallët e pallatit.
“E pyeta kë kërkon këtu, pasi s'e kisha parë më parë dhe nuk mu duk banor i pallatit. Ai ishte i veshur sportiv me ngjyrë të zezë dhe një kapele të bardhë në kokë, ndërsa s'e ngriti kokën, por duke shkruar në celular mu përgjigj po pres të më sjellin çelësin e shtëpisë”, rrëfen administratori i pallatit.
Pa e ditur se ai ishte vrasësi i Cukut, administratori është ngjitur në banesë, ndërsa pas 15 minutash ka dëgjuar të shtënat e armëve.
Hetimet e policisë janë fokusuar në pistën e një ekzekutimi për shkak të karrierës së Cukut në polici përgjatë 15 vitesh, ku rezulton se në 2005 një i shoqëruar është vrarë me armën e Cukut dhe ngjarja është konsideruar vetëvrasje.
Ndërsa pista e dytë është ajo e goditjes së një grupi kriminal grabitësish me armë të bankave dhe karburanteve në qarkun e Vlorës në vitin 2012 kur Cuku drejtonte policinë e këtij qytetit.
Hetuesit kanë mundur të sekuestrojnë 7 gëzhoja në vendngjarje ndërsa plumbat që kanë prekur trupin e ish komisarit janë 3.
Hetimet janë drejtuar në tre pista ku e para bën fjalë se krimi mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së tij si polic dhe e dyta bën fjalë për shkak të konkurrencës, pasi Artan Cuku kohët e fundit menaxhonte një kompani private sigurimi.
Ndërkohë pista e tretë sipas grupit të hetimit është ajo hakmarjes pasi ka dyshime të forta se ekzekutimi i ish-drejtuesit të Lartë të Policisë, lidhur me një ngjarje të vitit 2005, kur në zyrën e tij është vetëvrarë 25-vjeçari Artan Daka.
Në atë kohë Artan Cuku ka qënë me detyrën e shefit të krimeve në komisariatin nr. 4 në Tiranë, kur kishte shoqëruar shtetasin Artan Daka, ky i fundit vëllai i një personi të kërkuar nga policia.
[gallery]21747[/gallery]
Zhvillimet nga vrasja e Artan Cukut
Ora 14:35 Administratori i pallatit: Çfarë më tha djali te shkallët

“E pyeta kë kërkon këtu, pasi se kisha parë më parë dhe nuk mu duk banor i pallatit. Ai ishte i veshur sportive me ngjyrë të zezë dhe një kapele të bardhë në kokë, ndërsa se ngriti kokën por duke shkruar në celular mu përgjigj po pres të më sjellin çelësin e shtëpisë”.
Ora 14:20 Erzen Breçani kujton kafen e fundit me Cukun
Ish zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani në një intervistë për Report Tv kujton takimin e fundit me Artan Cukun.
Erzen Breçani shprehet se ishte drejtues i sakrificës, organizator shumë i mirë, që luftoi kundër së keqes, por cdo drejtues në momentin që largohet nga puna nga shteti është i kërcënuar nga rreziku, pasi nuk mendojnë per mbrojtjen e ketyre njerezve qe kane punuar per shume vite/ Intervista e plotë
Ora 13:00 Xhafaj mbledhje urgjente në Policinë e Tiranës
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, drejtori i policisë së Tiranës dhe 2 prokurorë të Krimeve të Rënda po zhvillojnë një mbledhje urgjente.
Ministri me drejtorin e policisë po njihen me provat e mbledhura nga prokurorët dhe hetimet për arrestimin e autorëve të vrasjes së Artan Cukut mbrëmë në Tiranë.
Ora 12:55 Nishani: Dënoj me forcë aktin barbar e mafioz
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shprehu ngushëllimet e sinqerta dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-komisarit të policisë Artan Cukut, duke dënuar njëkohësisht me forcë dhe ashpërsi vrasjen kriminale dhe autorët e saj.
Ora 12:45 Gruaja e pa autorin, dëshmitarët: Debati me dialekt verior
Sipas dëshmive në grupin hetimor, njëri nga autorët e krimit është parë edhe nga gruaja e Artan Cukut në momentin që ngjit në banesë.
Nga të dhënat e deponuara, ai ishte i ulur në shkallë, ndërsa kishte në dorë telefonin.
Ndërsa dëshmitarët që po merren në pyetje kanë deklaruar se debati që kanë dëgjuar mes Cukut dhe autorëve ka qenë me dialekt verior duke rikthyer në qendër të hetimit dosjen e vetëvrasjes së të riut nga Shkodra me armën e Cukut në 2005.
Ora 12:30 Vrasja e Cukut, policia 3 mln lekë shpërblim për informatorët
Policia e Tiranës ka vendosur 3 mln lekë shpërblim për cilindo person që do të japë informacion për autorët e vrasjes së Artan Cukut mbrëmë.
Cilido person që ka informacion mbi autorët të telefonojë në numrin e telefonit 0694110299, ndërsa do të ruhet anonimati.
Përsa i përket ngjarjes policia deklaron se janë përdorur dy armë zjarri, pasi janë gjetur në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme të kalibrit 9mm dhe 5 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.
Policia ka shoqëruar deri tani 11 persona që janë pyetur për rrethanat e krimit.
Ora 12:00 Homazhe në Policinë e Tiranës
Për rreth dy orë, nga 12:00 deri në 14:00 janë zhvilluar homazhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në nder të Artan Cukut.
Në homazhe ishin të pranishëm miq, të afërm, familjarë, por edhe shumë politikanë.
Ministri i Brendshëm, Drejtori i Policisë së Shtetit, por edhe kryetari i PD, Basha dhe shumë deputetë i dhanë lamtumirën e fundit ish-zyrtarit të lartë të policisë, Artan Cuku.
Ai u vra nga dy persona mbrëmjen e së shtunës në hyrje të pallatit ku banonte te rruga e 'Kosovarëve'.
/Shqiptarja.com

VIDEO