Çun Lajçi nuk ishte viktimë e dhunës në familje. Vetë aktori ka përgënjeshtruar lajmet se i biri ka therur veten me thikë dhe më pas ka kërcënuar familjen.

Në një postim në rrjete sociale thotë se djali ishte i dehur dhe kishte thyer një gotë me dorë. I frikësuar se mund të sulmonte dikë, Lajçi thotë se njoftoi policinë të merret me rastin, por sipas tij janë shtrembëruar faktet.

“Kundërpërgjigje —portaleve që për nji cent e therin njeriun!

A jeni n’vete ore? E vërteta asht se djali ishte i dehur! Nji gotë e kishte thye me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind!
Tani: Si ka mundësi që për nji cent ma shumë tentoni ta shkatërroni nji familje tue i shtrembnue t’vërtetat!

Djali asht i imi e alkoholi asht i shtetit e shoqnia për nji cent të vret! Faleminderit që brengoseni, por djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht! Kaq” – shkroi Lajçi.