Cënim privatësie, Princi Harry dhe Elton John marrin dritën jeshile për vazhdimin e gjyqit kundër Daily Mail
Princ Harry dhe Elton John
Princ Harry, këngëtari Elton John dhe aktivistja britanike Doreen Lawrence kanë marrë dritën jeshile për të vazhduar çështjen e tyre ligjore kundër botuesit të Daily Mail, i cili humbi përpjekjen për t’i kaluar çështjet në Gjykatën e Lartë.
Tre figurat e profilit të lartë, së bashku me David Furnish, Sadie Frost, Liz Hurley dhe Sir Simon Hughes, paditën Associated Newspapers Limited (ANL) për mbledhje të paligjshme informacioni.
Sipas një deklarate të lëshuar nga avokatët e të gjashtëve, përfshihen pretendime për aktivitete të paligjshme si përgjimet, taktika mashtruese të përdorura për të marrë informacion privat mjekësor dhe përgjim të telefonatave të drejtpërdrejta, raporton Reuters.
Daily Mail, e cila thotë se akuzat janë “shpifje e egër”, i ka mohuar pretendimet. Në mars, ANL i kërkoi një gjyqtari që të vendoste në favor të tij pa gjyq, duke argumentuar se sfidat ligjore kundër tij u ngritën “shumë vonë”.
Në një vendim të sotëm, Justice Nicklin tha se ANL “nuk ishte në gjendje të jepte një ‘goditje nokaut’ ndaj pretendimeve të ndonjë prej këtyre pretenduesve“.
Harry bëri një paraqitje të papritur në Gjykatat Mbretërore të Drejtësisë gjatë seancës paraprake katër-ditore në fillim të këtij viti, ndërsa John dhe Lawrence gjithashtu u paraqitën në gjykatën e Londrës.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7483
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbushën Europën me kokainë latine, del para gjyqit në Bruksel organizata shqiptare me 24 anëtarë! ‘Nxjerrësit’ furnizuan në 7 shtete, partnerë me 'Ndragheta', fitonin 5-8% të xhiros
22 Tetor, 10:16
-
Akuzohet se pastroi 18.3 mln euro të 'Cosa Notra', 4 dëshmitarë rrëfejnë në GJKKO njohjet me Rezart Taçin! Çfarë thanë për Petruzella dhe Zummo
14 Tetor, 15:26
-
Në një vend sekret, nis gjyqi për 115 akuzat ndaj Manchester Cityt! Ekipi i sheikut rrezikon nga heqje pikësh te zbritja në kategoritë e ulëta
16 Shtator, 14:18
-
Gjermani: Dy vëllezër kosovarë në gjyq, dyshohet se fituan gati 1 mln euro duke falsifikuar testet e gjuhës për klientë
10 Qershor, 18:28
-
Konflikteve të gjata i erdhi fundi! Britney Spears zgjidh mosmarrëveshjet me babain e saj
27 Prill, 14:37
-
'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh
27 Prill, 08:31
-
Nju Jork/ Nis sot procesi gjyqësor ndaj Donald Trump! Akuzohet se i dha një pornostarje 130 mijë dollarë që të heshte
22 Prill, 12:30
-
Princi Harry dhe Megan heqin dorë zyrtarisht nga Britania, zgjedhin SHBA si rezidencë të përhershme
18 Prill, 12:36
-
Pas takimit me Mbretin Charles III, Princ Harry kalon natën e parë në një hotel luksoz
7 Shkurt, 11:52
-
Princ Harry mbërrin në Londër për të parë babanë e tij, dalin fotot e para
6 Shkurt, 16:55
-
Mbreti Charles III u diagnostifikua me kancer, Princ Harry kthehet në Britani
6 Shkurt, 11:40
-
'Jeta është e shkurtër', Mbreti Charles dhe Kate në spital, princ Harry dëshiron të bashkohet me familjen e tij dhe mendon të kthehet në Britani
25 Janar, 12:40