Dëmtohet Alban Meha. Ky është lajmi që ka trembur jo vetëm ekipin gjerman të Paderborinit në Bundesligën gjermane, por edhe kombëtaren shqiptare. Mesfushori i talentuar është dëmtuar në stërvitje, gjatë grumbullimit të ekipit në Austri.
Mesfushori raportohet se ka dëmtuar meniskun e këmbës së djathtë. Mjekët janë shprehur se lojtari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme të hollësishme për të mësuar shkallën e dëmtimit të Alban Mehës, pasi për momentin është herët për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.
Nëse dëmtimi është më i rëndë sesa parashikohet lojtari ndoshta mund t’i nënshtrohet dhe një operacioni. Nëse kjo do të ndodhte atëherë Meha to të humbte jo vetëm startin me ekipin e tij në kampionatin elitar gjerman, por edhe dy ndeshjet e para të kombëtares shqiptare në eliminatoret e ‘Euro 2016’ me Portugalinë në transfertë dhe me Serbinë brenda në Elbasan.
Meha është një lojtar kyç si për skemat e trajnerit të Paderbornit, por edhe të italianit të kombëtares kuqezi, De Biasi, pasi me gjuajtjet e sakta dhe potente nga distanca ka shënuar gola të mrekullueshëm, madje përsa i përket golave nga goditjet standarde, Meha radhitet përkrah ikonës italiane, Andrea Pirlo duke treguar se është mjaft i talentuar.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com