Dënimi ndaj Bollinos, ja
shkeljet e rënda të gjyqtarit

Dënimi ndaj Bollinos, ja<br />shkeljet e rënda të gjyqtarit
Drejtori i “La Gazzetta del Mezzogiorno” Carlo Bollino dënohet nga gjykata civile e Tiranës me detyrimin për t’i paguar 75 mijë euro ministrit Sokol Olldashi, për një artikull të publikuar në vitin 2011 nga Gazeta Shqiptare.

Në këtë kohë Bollino ishte vetëm përfaqësues ligjor i shoqërisë “Mediterranea”, pronare e gazetës, dhe jetonte në Itali. Në atë kohë, Bollino, as nuk e kishte lexuar asnjëherë artikullin dhe as nuk dinte se kush e kishte shkruar atë. Pra nuk kishte asnjë përgjegjësi direkte dhe subjektive mbi atë artikull, e megjithatë Gjykata i ka kërkuar atij personalisht (jo shoqërisë botuese) të paguajë dëmin që sipas gjykatës ka pësuar, ministri Olldashi.
 
A është e ligjshme?
Këtu po rendisim një ekstrakt nga një leksion i Fakultetit të ekonomisë të Universitetit të Tiranës. “Eshtë plotësisht e jashtëligjshme: Edhe në Shqipëri përgjegjësia civile bazohet në principin e fajit dhe faji është element i përgjegjësisë subjektive–personale. Dëmi është pasojë e aktivitetit të personit të caktuar: përgjegjësia në bazë të fajit nënkupton që secili duhet të përgjigjet për veprimet e veta”.

Pra administratori i një shoqërie nuk përgjigjet personalisht për veprimet e kryera nga vartësit (në këtë rast gazetarët) e shoqërisë që përfaqëson?
Jo; përgjegjësia në bazë të fajit nënkupton që secili duhet të përgjigjet për veprimet e veta.

A ka raste kur ekziston edhe një përgjegjësi objektive e dëmshpërblimit të dëmit? 
Në drejtësi, në parim, secili është përgjegjës për veprimet e veta lidhur me dëmin e shkaktuar. Mirëpo, e drejta ka edhe përjashtime. Parimi “përgjegjësia për tjetrin” ka për qëllim rritjen e mbrojtjes juridike për dëmin e shkaktuar eventualisht. Ky parim nënkupton se personi, i cili e ka shkaktuar dëmin nuk përgjigjet, por për ta, në bazë të ligjit, përgjigjet dikush tjetër.

Po administratori është përfshirë në këto raste te “përgjegjësia për tjetrin”?
Absolutisht jo. Rastet janë shumë pak dhe specifike: 1) Përgjegjësia për persona të mitur 2)Përgjegjësia e ndërmarrjeve për punëtorë të tyre 3)Përgjegjësia e pronarit të punëtorisë për punëtorë të vet 4)Përgjegjësia e personave juridikë për organe të tyre.

Praktikisht edhe në këto raste është Shoqëria që përgjigjet për veprimet e vartësve të vet, jo administratori i saj. Administratori është përgjegjës vetëm për veprimet e kryera personalisht. Edhe njëherë: Principi themelor i të drejtës në të gjithë botën e civilizuar, edhe në Shqipëri është që secili duhet të përgjigjet për veprimet e veta. Pikë.

Pra, Carlo Bollino nuk ishte pronari i shtëpisë botuese të Gazetës, nuk ishte botues, nuk ishte pronari i punëtorisë. Pra, nuk kishte asnjë pergjësi ligjore, apo civile për dëm të shkaktuar. Por ndërkohë është dënuar të paguajë 75.000 euro nga një ministër i Qeverisë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja