Përndjekja e një gruaje të martuar i ka kushtuar 6 muaj burg një 32-vjeçari nga Tirana. Ai kërcënonte herë pas here me sms shtetasen me inicialet E.S, të cilës i kërkonte një lidhje të fshehtë dashurie. Nëse e reja nuk pranonte atëherë ai vijonte me kërcënimet se do i vinte tritol bashkëshortit të saj shtetasit me inicialet E.S. Sipas vendimit të gjykatës në datë 18.02.2014, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim në policinë gjyqësore E.S. Kallëzuesja ka pretenduar se kishte një problem me një shtetas të quajtur Edi më vonë identifikuar si i pandehuri Eduart Pervataj, i cili kishte në pronësi apo menaxhonte një lokal të quajtur “Vivant” në katin e parë të pallatit ku jeton edhe kallëzuesja me familjen e saj.
Sipas kallëzimit, prej shumë kohësh i pandehuri e ndalonte në rrugë, e telefononte në numrin e saj personal apo të shtëpisë, e ndiqte më këmbë apo me makinë, madje i kishte shkuar edhe deri në banesën e saj duke i kërkuar lidhje dashurie dhe kërcënuar se do ta vriste, do t’i vinte lëndë plasëse në makinën e bashkëshortit.
E dëmtuara e kishte sqaruar se ishte e martuar dhe se nuk i përlqente lidhja me të pandehurin, por ai vazhdonte veprimet e tij duke duke i krijuar gjendje frike dhe stresi, si edhe duke e detyruar të kufizonte lëvizjet e saj apo mënyrën e jetesës. Fill pas kësaj është kryer arrestimi i Pervataj dhe se pak ditë më parë 32-vjeçari është dënuar me 6 muaj burg.
/Shqiptarja.com