Dështimi i demarkacionit
dërgon vendin në zgjedhje

Dështimi i demarkacionit<br />dërgon vendin në zgjedhje
Nga numrat që aktualisht ka partneri i koalicionit nuk mjaftojnë për ta kaluar këtë marrëveshje.
 
Ndërkohë që zgjedhjet e parakohshme prej kohësh, pas opozitës, i ka përmendur edhe PDK-ja.
 
Kurse LDK-ja ndonëse vazhdimisht e kishte kundërshtuar një opsion të tillë së fundi nuk ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje.
 
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila gati i ka mbushur dy vjet prej se është nënshkruar, mund ta çojë vendin në zgjedhje, po që se sërish dështon së ratifikuari.
 
Zyrtarë të qeverisë u shprehën për “Zërin” se Demarkacioni nuk do të duhej të bëhej shkas për zgjedhje.
 
Nga ana tjetër, opozita tashmë ka marrë iniciativë për rrëzimin e Qeverisë, përfaqësues të së cilës shprehen të bindur se mocioni do të gjejë përkrahje edhe te partitë në pushtet.
 
Në ndërkohë analistët konsiderojnë se zgjedhje të parakohshme do të ketë detyrimisht.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë