BEOGRAD-  Kryeministri serb Ivica Daçiç është bërë viktimë e një kamera të fshehtë, gjatë një interviste në një televizion privat. Ndërsa kryeministri Daçiç fliste intervistuesja e veshur me një fustan super të shkurtër dhe pa mbathje bënte lëvizje provokative. Lajmi është publikuar në të gjitha faqet online kryesore të Beogradit.

Ideja e kameras së fshehtë ishte të shikohej reagimi i kryeministri në momentin kur ai të vinte re gazetaren pa të brendshme. Nga ana e saj intervistuesja e ulur përballë bënte lëvizje provokative dhe reagimi i kryeministrit ishte i dukshëm, ai mbeti gati pa fjalë. Skenat provokative të kujtonin lëvizjet e Sharon Stonin në filmin “Basic Instinct” me Michael Douglas.




Në fund të intervistës, kur iu zbulua rrengu Daçiç nuk është shfaqur i nxehur, por përkundrazi buzëqeshte, ndërsa intervistuesja e përqafonte.


Skena nga filmi i Sharon Stone në  filmin "Basic Instinct"