Dade: Bushati, raport në Kuvend
për lobimet e tij për Statusin

Dade: Bushati, raport në Kuvend<br />për lobimet e tij për Statusin
TIRANË - Ditën e premte ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, do të raportojë në Komisionin e Jashtëm parlamentar mbi bisedimet që ka kryer për lobimin me vendet skeptike për marrjen prej Shqipërisë të Statusit të vendit kandidat.

Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Arta Dade në një intervistë në “Tête à tête” në “A1 Report” me gazetaren Albana Qehajaj. 

Pyetjes se kur do të dorëzohen mandatet nga ministrat, Dade iu përgjigje: “Është angazhim para elektoratit, që ministrat të lehtësohen nga puna e parlamentit dhe të dorëzojnë mandatet.

Ata janë të pranishëm në seanca, por  është hap i duhur nga kryeministri për të ndarë mandatet e kabinetit nga ato të deputetit. Besoj se kjo duhet bërë me kujdes që mos krijohen momente boshllëku për hartimin e ligjeve.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha vazhdojnë vizitën e tyre në Francë në kuadër të bindjes së shteteve për të votuar në lidhje me statusin e vendit kandidat në mbledhjen e dhjetorit të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren