Ndoshta në jetën reale nuk janë çift, por në klipin e tyre më të fundit që pritet të publikohet së shpejti, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula duken mjaft pasionant me njëri-tjetrin.

Ata kanë publikuar një promo të këngës së tyre më të fundit “Got ur back”, e cila u prezantua për herë në parë në “VideoFestin Muzikor 2014”, ku çifti përformoi së bashku.

Që pas kësaj dalje në skenë kanë nisur spekullimet për një ribashkim të Ledrit dhe Dafit, megjithatë nuk janë shprehur rreth kësaj çështje.

Kënga “Got ur back” është bashkëpunimi i tretë i këngëtarëve pas “Po m’pëlqen” dhe “Tonight”, të cilat janë realizuar kur ata ishin çift.

Të ketë mbetur ende hi pas zjarrit?

dafi ledri

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)