Bashkia e Durrësit ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për urbanizimin e plotë të të gjitha zonave informale dhe që në fillim të vitit të ardhshëm ky projekt do të konkretizohet me urbanizimin e plotë të Porto Romanos.
Kështu ka deklaruar kryebashkiaku Vangjush Dako gjatë një takimi që Ministria e Zhvillimit Urban realizoi me banorë të Porto Romanos për përfshirjen e kësaj zone në projektin pilot për zhvillimin dhe urbanizimin e zonave informale.
Dëgjesat publike që janë ndërmarrë për disa zona informale të shtrira në të gjithë vendin me temë: “Urbanizimi dhe integrimi social-mjedisor i zonave informale në drejtim të ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes së komunitetit" kanë vazhduar në zonën informale “Lagjja 15” Porto Romano, Durrës.
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, përfaqësues të Ministrisë e Zhvillimit Urban, si dhe banorët e zonës interesimi i të cilëve ishte i madh dhe kjo u duk tek komentet, kërkesat, diskutimet në të cilat ata u përfshinë. Edhe një herë doli në pah interesimi i tyre për të luajtur një rol aktiv në procesin e integrimit dhe urbanizimit të zonës ku jetojnë.
Kryebashkiaku Dako shprehu bindjen se ky projekt do të fillojë të bëhet realitet që në fillimin e vitit të ardhshëm, ndërsa bashkia ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e administratës në mënyrë që të rritet cilësia e jetës për këta banorë.
Dako tha se "ashtu sic kemi bërë në zonën që tashmë me të drejtë i themi Durrësi i ri, ku kemi realizuar ndërtimin e 10 rrugëve të reja me të gjithë parametrat bashkëkohorë, si kanalizime, ndricim dhe gjelbërim, ashtu do të bëjmë edhe për zonat e tjera.”
“Jo shumë larg nga këtu, afro 1 km, ne do të kemi zonën e lirë ekonomike, e cili do të jetë investimi më i madh në 25 vjet që është bërë në vendin tonë. 483 ha është sipërfaqja e kësaj zone që do të shfrytëzohet për industrinë e lehtë, platforma panairesh, prodhime manifakturash, etj duke qenë kështu një platformë për biznesin e perendimit në vendin tonë”, shtoi Dako.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.9%
-
Gafë
48%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 4398
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
Pse nuk duhet të hani ushqimin e një dite më parë?
9 Janar, 19:42
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
Mbrëmja Ceremoniale për Sportistët/ Rama: KOKSH ka dalluar në rang botëror! Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave! Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet
9 Janar, 19:21
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!
9 Janar, 19:05
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë! Trump përkrah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij
9 Janar, 18:58
-
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
9 Janar, 18:40
-
Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’
9 Janar, 18:31