Dako: Qendra sociale në të gjitha
zonat e Bashkisë së re të Durrësit

Dako: Qendra sociale në të gjitha<br />zonat e Bashkisë së re të Durrësit
“Jemi gjithmonë në mbështetje të fuqishme për të gjithë njerëzit në nevojë, prandaj ashtu si në qytetin e Durrësit, do të hapim qendra sociale edhe në Ishëm, Katund të Ri, Manzë, Rrashbull dhe Sukth”.  Ky ka qenë zotimi i kryebashkiakut Vangjush Dako, gjatë takimit të zhvilluar me banorët e zonës së Nishtullës në qendrën komunitare që ka çelur Bashkia e Durrësit në këtë zonë. 

Kryebashkiaku Dako deklaroi se Bashkia e Durrësit ka mbështetur këtë qendër multifunksionale komunitare për t’i ardhur në ndihmë komunitetit të zonës e sidomos atij rom e egjiptian. 

Komunitetin rom e kemi pasur gjithnjë përparësi, – vazhdoi Dako, - madje, 15 familje të këtij komuniteti i kemi strehuar në banesat sociale që kanë përfunduar. Ndërkohë 15 familje të tjera do të strehohen në banesat e tjera sociale që janë në proces ndërtimi, pra, janë 30 familje që strehohen në banesat sociale të Bashkisë. 

Dako shtoi se “me anë të kësaj qendre komunitare në zonën e Nishtullës, kemi synuar të mbështesim komunitetin e zonës dhe sidomos atë rom, si dhe fëmijët e këtij komuniteti, me qëllim që t’i heqim ata nga rruga dhe t’i orientojmë drejt shkollës”.

Po kështu kryebashkiaku Dako ka bërë me dije se në këtë qendër do të fillojë së shpejti një projekt për çeljen e kurseve për vegla muzikore për fëmijët e zonës në mënyrë që ata të shfaqin talentin e tyre. 

E ndërtuar me vizionin për të qenë një model i sigurimit të shërbimeve të domosdoshme për komunitetin, kjo qendër ka si qëllim të përmirësojë aksesin e komunitetit rom dhe egjiptian në shërbimet sociale nëpërmjet regjistrimit civil, policimit në komunitet, përfshirjes në kurse profesionale si dhe vendosjes dhe forcimit të rrjeteve të mediatorëve Romë në fushën e shëndetit, arsimit, mbrojtjes së fëmijëve, shërbimin psiko-social (fëmijë, të rinj, gra dhe të moshuar); shërbimet me bazë zhvillimin dhe integrimin e komunitetit të marxhinalizuar përfshirë, informim, ndërmjetësim dhe advokasi për formime të ndryshme profesionale; fuqizimi i të rinjve dhe pjesëmarrja e tyre në proceset politike dhe vendimarrëse, ofrimi i mundësive per aktivitete argëtuese; ndërmarrja e fushatave sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese të ndryshme mbi të drejtat e njeriut dhe mobilizimin e komunitetit; advokaci, lobim dhe ndërmjetësim për probleme të ndryshme të komunitetit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Skema e ‘mashtrimit’ me mikrokreditë, Sejko: S'kam informacion zyrtar nga SPAK për të parë nëse ka shpërdorim detyre

Skema e ‘mashtrimit’ me mikrokreditë, Sejko: S'kam informacion zyrtar nga SPAK për të parë nëse ka shpërdorim detyre