Të gjithë familjarët e atyre pacientëve që vuajnë nga sëmundje të kujtesës nuk duhet të shqetësohen më pasi t’i pajisin ato me këto lloj këpucësh.

Në pamje të parë, ato duken si këpucë normale, por në fakt janë shumë ndryshe, pasi në brendësi të tyre janë të pajisura me një sistem GPS. Kjo për të ndihmuar më së shumti personat që vuajnë nga sëmundjet e memories.

Këpucët kanë dalë në shitje për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Tani familjarët e pacientëve që do të mbajnë veshur këto lloj këpucësh nuk do të shqetësohen më për vendndodhjen e tyre, pasi përmes aparatit smartphone do të bëjnë të mundur vendndodhjen e tyre për disa sekonda.

(Shqiptarja.com)