'Çmallje e nevojshme', Rama shkon në Hagë, viziton Thaçin: Ishte në top formë dhe i bindur se do t'i tregojë botës pastërtinë e luftës së UÇK (VIDEO)

Për gati 3 orë kanë biseduar bashkë në Haaglanden, në dhomat e paraburgimit në Hagë, Kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti, ish-Kryeministri i Kosovës e ish-komandantit të UÇK-së, Hashim Thaçi. Në takimin që Rama e konsideroi një çmallje e nevojshme, ai tha se e pa Thaçin të fortë dhe të bindur më shumë se kurrë se kjo është sprova e radhës për t’i treguar botës më hapur se kurrë pastërtinë e luftës së shqiptarëve të Kosovës për liri.

Rama nënvizoi edhe një herë se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera.

“Ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, të gjakut të dhënë”, tha Kryeministri.

Ky takim vjen pasi ish-presidenti Hashim Thaçi u paraqit sot paradite para Gjykatës Speciale për shkak të aktakuzës së re, të ndryshuar, të cilën Prokuroria e Specializuar e dorëzoi së fundmi në gjykatë. Thaçi tha se nuk i ka kuptuar akuzat e reja, por tri herë u deklarua i pafajshëm. 

Zyra e Prokurorit të Specializuar të premten e ka dorëzuar në Gjykatën Speciale një aktakuzë të re, të ndryshuar, kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, të gjithë drejtues të luftës për liri të Kosovës. 

Disa ditë më parë Hashim Thaçi festoi ditën e 53-të të lindjes së tij. Përmes një urimi Kryeministri Rama ka përçuar mesazhe të ndjera. Rama gjithmonë i ka konsideruar absurde akuzat e Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Eh, paska qenë e shkruar që ti dhe historia e Kosovës të jeni një, në vuajtje e në gëzime, një simbiozë e hatashme mes një njeriu që i përkushtohet vendit të vet, si një dashurie pa kushte dhe një vendi që e sprovon atë deri në ekstrem. 20 vite janë shumë fare për njeriun, po për historinë janë sa një ditë dhe përgjatë kësaj dite ti ke provuar lindjen në errësirë, fëmijërinë në agimin e mjegullt, rininë në paraditen e nxehtë përzier me erën e gjakut të shokëve, drekën plot hare e brohoritje fitimtarësh, burrërinë në pasditen e ecjes së gjatë nëpër Kosovë mes plagëve, halleve e shpresave dhe tash ndalesën pa kohë të muzgut - muzg i njëkohshëm me muzgun që në Kosovë i ngjan një agimi të rrejshëm. Dhe ja, simbioza me historinë e tokës tënde, ty të ka caktuar ta dëshmosh me mungesën tënde atë rrenë, teksa me praninë duhet të përballesh me malin e lartë me rrena që fati yt i shenjuar, ka vendosur përkohësisht mes teje dhe Kosovës tënde në këtë muzg të thellë”, i pati shkruar Kryeministri Rama Thaçit në urimin për ditëlindje.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri VeselinJakup KrasniqinRexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:20
Rama vizitoi Thaçin në Hagë, kreu i PDK: Shpresoj që të takoheni duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën

Kryeministri Edi Rama vizitoi në paraburgimin e Hagës ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, e në lidhje me këtë vizitë ka reaguar kreu aktual i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka falënderuar publikisht kryeministrin Rama për mbështetjen ndaj Thaçit, por edhe Kosovës. Krasniqi shprehu urimin se sa më parë dy liderët, Rama dhe Thaçi të takohen duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën, dhe jo brenda një qelie.

"Falemnderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama për kujdesin vëllazëror që po tregon ndaj Kosovës. Sot, me vizitën e tij në Hagë, te Presidenti Hashim Thaçi, ai u kujdes për Kosovën dhe na rikujtoi se vlerat tona solidare janë të përtejkufijshme – siç ishin edhe në ditët më të vështira kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për lirinë e tij. Kjo vizitë është nderim i lartë ndaj vlerave më të shenjta kombëtare e të historisë më kuptimplotë të popullit shqiptar - luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për mbrojtën e të cilave djemtë e saj po e bëjnë edhe një betejë. Duke i kujtuar fjalët e Presidentit Thaçi, në letrën e tij për ju, z. Rama, shpresoj që sa më parë të takoheni duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën", shkruan Krasniqi. 

Ora 14:34
Rama pas takimit me Thaçin: Ishte në top formë dhe i bindur në pastërtinë e luftës së UÇK

Kryeministri Rama është ka folur pas takimit që zhvilloi në Hagë me Hashim Thaçin.

“Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë, i bindur mbase dhe më shumë se kur e kam takuar më parë se të vinte këtu, se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht përpara drejtësisë, pastërtinë e plotë të luftës çlirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, të udhëheqësve të UÇK-së. Nuk ka shumë për të thënë. Natyrisht që të gjithë në jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera sepse ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, e gjakut të dhënë dhe natyrisht e të gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej në Kosovën e lirë dhe sovrane”, tha Rama.

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 10/05/2022 18:16

    Kurthet e mprehta te gjeopolitikes sllavo-orthodokse kunder clirimtarve te UCK-se, jam e sigurte qe do deshtojne. Respekt per Kryeministrin e shqiptarve.yh

    Përgjigju
  • Lloji: 10/05/2022 14:49

    Nje rast i rall ky i z.Rama, nuk kemi pare deri me sot nje rast te ngjashem dhe meriton Rrespekt!

    Përgjigju
    • Tani: 10/05/2022 18:23

      Përgjigjen e kam për Rondelen e liruar...se s'ke faj që kërkon që Haga të ketë një dhomë bosh për Ramën se kështu vajti kjo punë, burgosim të pafajshmit dhe klyshët e Serbisë si Berishoviç & Co i lëmë të lirë të shkatërrojnë dhe të vrasin më tej këtë vend...

    • Rondele Hallati: 10/05/2022 15:31

      Nuk kishin ndonje dhome te lire aty edhe per gjatoshin?

  • UKU MOMLIT: 10/05/2022 14:48

    Vizita e siperme do te ishte SHUME,SHUME KOMPETITIVE ne tere syte e Kosoves@Shqiperise po te kishe marre me vehte edhe vellaun Vuçiq......

    Përgjigju
  • O tej: 10/05/2022 14:30

    Thaci per President.

    Përgjigju
  • ANDI: 10/05/2022 13:27

    SHQIPERI KOSOVE JEMI NJE I GJENDEMI PRANE PERHERE NJERI TJETRIT NE SITUATA TE VESHTIRA

    Përgjigju
  • merita: 10/05/2022 13:12

    respekte per ty edo dhe per thacin i cili eshte nje mik i mire per te gjithe ne

    Përgjigju
  • Bukurie: 10/05/2022 13:12

    Bravooooooooooooo zoti kryeminister eshte respekt dhe burreri kjo qe beni per popullin Vella te Kosovos, eshte krenari Kur tjetrin e ndihmon ne dite te veshtira urojme qe Afrim Thaci, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli te kthehen sa me pare pran Kosovo’s dhe familje te tyre .

    Përgjigju
  • hazbi: 10/05/2022 13:11

    Nje gjest i cili tregon se jemi se bashku kurdohere.Rama po ben nje gje shume te mire por sigurisht qe smungon edhe respekti qe ka per miqte e tij

    Përgjigju
  • luis: 10/05/2022 13:09

    Thaci gezon respekt nga te gjithe shqipetaret sepse vertete eshte nje njeri me ideale dhe parime perfekte

    Përgjigju
  • redi: 10/05/2022 13:08

    Ne se bashku kemi treguar qe jemi se bashku ne cdo hap.per ne kosova eshte shqiperi.KY takim trregon qe ne nuk e harrojme asnjehere njeri tjetrin.

    Përgjigju
  • albo: 10/05/2022 13:07

    i gjith mundi dhe sakrifica e ktyre trimave do të shkruhet në librat e historis se shqipnis se madhe etnike

    Përgjigju
  • Klodi: 10/05/2022 13:06

    Ishall lirohet thaci sa me par se vetem kshu do vendoset drejtesia. Respekte rames qe i jep mbeshtetjen e tij, esht gjest shum i bukur e per tu vlersuar. Udheheqesi me i mire.

    Përgjigju
  • Arditi: 10/05/2022 13:00

    Nje gjest shum i bukur qe ben Rama per vellaun e tij.

    Përgjigju
  • Alfred: 10/05/2022 12:57

    Denohen trimat qe fuftuan me gjak per liri e lihen te lire kriminelat serb. Jemi te gjithe me zemer tek Thacj me shoke e me shpresen se liria do vihet ne vend

    Përgjigju
  • Jorgo: 10/05/2022 12:56

    Ishallah drejtesia vendoset sa me pare ne vend dhe presidenti Hashim Thaci te dale nga i vend i pafajshem

    Përgjigju
  • Gani: 10/05/2022 12:48

    Thaci ka qene dhe mbetet nje nder politikanet me te mire ,akoma se kuptoj pse ra ne burg.

    Përgjigju
  • Albania1: 10/05/2022 12:45

    Vizita e programuar per ti dhene lajmin perfundimtare, se do te jete Presidenti i Republikes se Shqiperise

    Përgjigju
  • Aldo rreta: 10/05/2022 12:40

    Drejtesia duhet te jet per thacin . Thaci nuk meriton te jet ne burg po behet nje padrejtesi e madhe.

    Përgjigju
  • Petrit: 10/05/2022 12:32

    Shpresojme qe drejtesia te vendoset ne vend dhe Thaci te lirohet sa me pare

    Përgjigju
  • Vera: 10/05/2022 12:30

    Shpresojm qe drejtesia te vehet ne vend. Nuk e dime ende perse kto akuza jan hedhur kundrejt Hashin thacit. Ai eshte nje njeri i cili ka luftuar per vendin e tij dhe ka bere cmos qe ai te jet ketu sot

    Përgjigju
  • Andi: 10/05/2022 12:27

    Ne cdo vuajtje qe ka cdo shqiptar ti gjithmone ke qene gati per ti qendruar prane . Lider si ti paçim gjithmone zoti Rama .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës