Qerim Mara është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një dyqani me mallra industriale në lagjen ‘Muradie’, në pronësi të Faraudin Veizajt dhe më pas ka tentuar që ti djegë makinën e markës “Toyota” në lagjen Uji i Ftohtë. Report Tv ka siguruar pamjet nga dyqani që është përfshirë nga falkët.












