Dallimi që bën diferencën mes tyre

Dallimi që bën diferencën mes tyre

Sali Berisha dhe Edi Rama

Edi Rama, nuk pranon dhe nuk qas njeri në Partinë Socialiste, në rast se rezulton i përzierë me afera kriminale dhe korruptive. Edi Rama, nuk rezulton ti ketë bërë “avokatin” asnjë zyrtari, ministri, ish-ministri, deputeti apo ish-deputeti që rezulton i lidhur me afera të pista, me korrupsion dhe lidhje kriminale. Gjithçka e ka lënë në dorë të organeve të drejtësisë.

Edi Rama vazhdimisht ka mbështetur dhe inkurajuar drejtësinë, ti shkojë deri në fund hetimeve për çdo zyrtar, ministër, apo deputet, duke përjashtuar dhe larguar përfundimisht nga rradhët e asaj force politike, ata që akuzohen se kanë shkelur ligjin, kanë vjedhur paratë dhe kanë shpërdoruar votën e shqiptarëve. E kundërta ka ndodhur, dhe vazhdon të ndodhë me kampin tjetër politik, me kampin e atyre që thonë “jemi e ardhmja, jemi liria, demokracia, jemi përfaqësuesit e vlerave europerëndimore”.

Sali Berisha, nuk rezulton në asnjë rast deri sot, të ketë përjashtuar nga Partia Demokratike, asnjë ish-ministër, deputet apo zyrtar të “stampuar” dhe hetuar  në dosjet e organeve të drejtësisë. Sali Berisha nuk rezulton të ketë dorëzuar në Prokurori, asnjë bashkëpunëtor të qeverisjes apo grupit tij parlamentar, që ka qenë i lidhur me afera korruptive dhe lidhje të tjera kriminale. Ajo ç’ka po ngjet sot me të arrestuarit e qeverisë apo deputetët e shumicës qeverisëse, është një “mësim” i mirë dhe leksion i çmuar për ata që akuzojnë dhe denoncojnë nga selia e opozitës. Me Edi Ramën, nuk ke shans të fshihesh dhe të mbrohesh nën siglën e Partisë Socialiste kur vjedh, kur mashtron, kur zhvat paratë e investimeve, kur kryen një krim apo korrupsion. Dhe ky është fakt.

Kurse, Sali Berisha, jo vetëm të korruptuarit, por nuk ka pranuar të dorëzojë në Prokurori as urdhëruesit dhe vrasësit e 21 Janarit. Sali Berisha, nuk ka pranuar dhe akoma i mban pas vehtes, pasanikët e qeverisjes tij, akoma i mban pas vehtes ata që erdhën në Partinë Demokratike me xhaketa të blera tek “gabi” dhe sot vishen me kostume 2 mijë euroshe, dhe lëvizin me makina 150 mijë euroshe. Ky është dallimi i madh, që bën diferencën mes tyre. Dhe askush nuk ka kurajon të shprehet ndryshe.

Edi Rama, e sheh pushtetin si mjetin e vetëm për të bërë shtetin, dhe jo si mjet, për ta vënë në shërbim të atyre që mandatin dhe postin e shohin si burim  fitimi. Askush nga grupimi parlamentar apo nga kabineti qeveritar i Edi Ramës,nuk ka shansin të mbrohet, kur rezulton i korruptuar, apo përfitues tenderash. Nuk ka nevojë, të kërkosh “komisione hetimore” dhe të hartosh “raporte verifikimi” për të treguar se “ne jemi kundër korrupsionit”, kur në krye të “sofrës” ke njeriun që e akuzon SHBA-ja për korrupsion apo dhe lidhje të tjera të dyshimta. Ndaj, hiqeni nga mëndja, se do të “rrëzoni” Edi Ramën pse u arrestuan ata që vodhën dhe përfituan nga paratë e investimeve, hiqeni nga mëndja se kryeministri sotëm, do të mbrojë dhe “strehojë” si dikur Sali Berisha, ata që kërkon Prokuroria. Besoni ç’ka shihni, dhe ç’ka dëgjoni nga “lideri historik”, sepse ky është dallimi mes tyre, që bën diferencën e madhe, dhe i jep gjithmonë fitoren Edi Ramës.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 30/03/2022 17:12

    E pabesueshme! Komedi dramatike e verberise parologjike neo-sivjetike! A nuk ishte Edi Rama qe rekrutoi dhjetra deputet me lidhje kriminale dhe pruri ne Kuvend? Me Doshin dhe Frrokun ne krye??? A nuk ishte po i njejti qe beri marreveshje per te kapur pushtet me kryekriminelin Ilir Meta - arsyen e 21 janarit tragjik??? Tragjik per ata qe humben jeten por "mrekulli" per mafjozin Rama??? A nuk eshte po ky qe ne perpjekje tejet me metoda mafjoze shantazhon zgjedhesit me baza te dhenash ilegale? Apo qe ble deputete dhe njerez influence nga partite e tjera apo "shoqnia civile"??? Si Koka, Naco, Rehovica, Ballko se fundmi??? Apo qe kur i do qefi e quan OMN e vettingut "sigurese" e pastertise se sistemit por kur i godet kreun e akuzes se Tiranes ben cmos ta minoje? A nuk e kuptoni qe jeni bere me keq se militantet e Berishes ne 1994-1997 qe e benin engjell nje kriminel si Saliu?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën