Organizata terroriste e ISIS-it kontrollon rreth 80 për qind të naftës dhe gazit në Siri, ndërsa forcat e regjimit të Bashar al-Asadit vetëm tetë për qind, sipas të dhënave të qeverisë siriane.
Në ndërkohë, grupet kurde të Sirisë kontrollojnë rreth 12 për qind të fushave të naftës dhe gazit, kryesisht në pjesën veriore të vendit.
ISIS-i kohët e fundit ka arritur të marrë kontrollin mbi një numër fushash në pjesën qendrore të vendit si dhe mbi shumicën e puseve në Deir Ez-zor në lindje të vendit.
Harta e fushave të naftës dhe shenjat e grupeve që kanë kontrolle mbi to, është publikuar nga zyra e informacionit gjeografik në Ministrinë siriane të Transportit dhe Industrisë, ndërsa kjo është bërë në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Energjetikës dhe Naftës./atsh/
/Shqiptarja.com