/ATSH-AFP/ - Siria, aleate e Irani, përshëndeti sot marrëveshjen e arritur mes Teheranit dhe fuqive të mëdha duke theksuar se do të kontribuojë në reduktimin e tensioneve në nivel ndërkombëtar dhe rajonal.
"Siria përshëndet komunikatën e publikuar në përfundim të bisedimeve mes grupit 5+1 (SHBA, Kinë, Britani e Madhe, Francë, Rusi dhe Gjermani) dhe Irani", theksoi një zyrtar i ministrisë së Punëve të Jashtme, cituar nga agjencia zyrtare Sana.
"Kjo marrëveshje si dhe etapat pozitive që do të vijojnë do të jenë një kontribut nga ana e Iranit për promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe reduktimin e tensioneve në nivel ndërkombëtar", shtoi zyrtari.
Irani është aleati kryesor rajonal i regjimit të Bachar al-Assad, përballur me një rebelim të armatosur dhe xhihadistët, që janë shtrirë në mbarë rajonin.
/Shqiptarja.com