Dani Alves transferohet në burgun e sigurisë së lartë

Dani Alves transferohet në burgun e sigurisë së lartë

Dani Alves

Dani Alves është larguar nga burgu Brians 1 në Barcelonë këtë të hënë dhe është transferuar në Brians 2. Ky vendim  është marr për shkak të sigurisë së brazilianit. Ylli i futbollit akuzohet për dhunë seksuale kundër një 23 vjeçareje në një club në Barcelonë, mbrëmjen e 29 dhjetorit 2022.

Prej së premtes së shkuar Alves është pas hekurave, teksa pret të dalë sërish para togave të zeza për gjyqin e radhës. Burgu i ri ka më shumë siguri, teksa Alves ndërroi tre herë versionin e tij për ngjarjen, me kamerat e sigurisë që tregonin tjetër gjë pas dëshmisë së futbollistit.

Ndërkohë, vazhdojnë të dalin dëshmitë e viktimës së dyshuar në të cilat ajo rrëfen se çfarë ka ndodhur në dhomën private të clubit në fjalë. “Unë rezistova, por ai ishte shumë më i fortë se unë,” tha ajo sipas ‘La Vanguardia’ . Ajo siguroi gjithashtu se nuk e dinte që pas derës në të cilën e çonte lojtari kishte një banjë: “Mendova se ishte një dhomë tjetër VIP”.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare