Një avokat humbi jetën dhe një person tjetër u plagos rëndë nga të shtënat me armë në mjediset e një gjykate të Kopenhagës, theksoi policia, viktima të një konflikti për kujdestarinë e një fëmije, sipas medias.
"Në orën  08:07 GMT, një sulm me armë ndodhi në gjykatë", theksoi policia e Kopenhagës në një komunikatë.

"Dy persona janë prekur nga plumbat, njëri në brendësi të ndërtesës dhe tjetri në momentin që ndodhej para. Njëri është në gjendje kritike, ndërkohë që personi tjetër humbi jetën", shtoi ajo.
"Një dramë familjare ka qenë origjina e këtij sulmi", deklaroi për stacionin televiziv TV2, drejtuesi i gjykatës, Soeren Axelsen.

TV2 theksoi se sipas burimeve të gjykatë, gjyshi nga mamaja i një fëmije, prindërit e të cilit kishin mosmarrëveshje në lidhje me përgjegjësinë prindërore, ishte autori i këtij sulmi.

Drama ndodhi në qendër të Kopenhagës, në afërsi të "Hotel de Ville". Ky sulm është filmuar nga kamerat e sigurisë të gjykatës. Personi që hapi zjarr u arrestua menjëherë. Mamaja e fëmijës nuk ishte e pranishme në vendngjarje./ATSH/