Zgjedhjet për parlamentin danez kanë përfunduar mbrëmjen e djeshme duke i dhënë fitoren partisë opozitare të qëndrës dhe bllokut të djathtë. Rezultati është tashmë i përcaktuar me 51.9% blloku blu i liderit opozitar Lars Rasmussen dhe 48.1% të majtët. Rasmussen  e udhëhoqi vendin në vitet 2009-2011 së bashku me Partinë e Popullit të Danimarkës dhe do të marri 90 vende të  nevojshme pra  shumicën nga 179 vendet në total të parlamentit ndërkaq partitë e qëndrës së majtë 85 prej tyre.

Partia Socialdemokrate e kryeministres Thorning-Schmidt doli partia më e madhe nga zgjedhjet, sipas mediave daneze me 26.3% të votave, por së bashku me aleatët e koalicionit, nuk arriti të krijonte shumicën. Thorning-Schmidt pranoi humbjen dhe tha se ishte krenare që partia e saj ishte më e votuara në këto zgjedhje, ndërsa shtoi: “Ne humbëm në vijën e finishit”.

Ky rezultat edhe pse mjaft i ngushtë ka bërë që kryeministrja daneze Helle Thorning-Schmidt të japë dorëheqjen ndërkaq Rasmussen ka thënë se ai do të formojë qeverinë e re. Fushata ishte e fokusuar në shpenzimet për mirëqenie, ekonominë dhe emigracionin. Edhe Thorning-Shmidt dhe Rasmussen kanë premtuar se do të forcojnë më tej kontrollin mbi emigrantët ndëërkohë që Rasmussen, i cili ka qenë edhe më parë kryeministër, ka thënë se do të miratojë ligjin për kontrollet kufitare.

“Unë e dua një Danimarkë të hapur por unë e dua edhe një Danimarkë që është e mbyllur në mënyrë efikase për njerëzit që nuk e duan vendin tonë”, ka thënë Rasmussen.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)