"Darka e të marrëve", komedia e dramaturgut francez, Francis Verber, është shfaqur për herë të parë në pallatin e kulturës në Lezhë, me regji të Alket Bushit. 

Protagonistë të shfaqjes ishin aktorët amatorë, por mori vlerësimin dhe duartrokitjet e shumta të spektatorëve. 

Aktorët e rinj Mark Hilaj dhe Mario Palokaj flasin me emocione për suksesin e komedisë që i dhuroi të qeshura publikut lezhjan.

I pranishëm për të ndjekur këtë komedi, shkrimtari Primo Shllaku, tha pas shfaqjes së suksesi i saj ishte loja e aktorëve dhe regjia e Alket Bushit. 

Komedia "Darka e të marrëve" përcjell mesazhin për nevojën e rikthimit të njeriut tek personaliteti i tij, por duket që në fakt prek aktualitetin, duke shfaqur mënyrën sesi pushteti mbi të tjerët shpesh here të kthehet si hakmarrje e padrejtësive ndaj tyre.