DASH informon Kongresin mbi planet për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë

DASH informon Kongresin mbi planet për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken

Departamenti i Shtetit informoi Kongresin mbi planifikimin për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë, thonë zyrtarët amerikanë, ndërsa vendi aleat i Shteteve të Bashkuara vazhdon luftën kundër Hamasit në Gazë.

Një pjesë e tyre mund të dërgohet nga stoqet aktuale të armëve amerikane, por për shumicën mund të duhet një ose disa vite për t'u dorëzuar, thanë dy zyrtarë amerikanë të cilën folën të shtunën në kushte anonimiteti, sepse njoftimi nuk është dërguar zyrtarisht në Kongres.

Shitja përfshin raketa të mesme veprimi për ta ndihmuar Izraelin të mbrohet nga kërcënimet ajrore, predha artilerie prej 155 mm, raketa Hellfire AGM-114 dhe armatime të tjera.

Shitja e këtyre armëve do t’i shtohej ndihmës ushtarake prej të paktën 17.9 miliardë dollarësh që Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Izraelit që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023, kur filloi lufta.

Administrata Biden është përballur me kritika për rritjen e vdekjeve të civilëve palestinezë. Ka pasur protesta në kampuset universitare, si edhe përpjekje të pasuksesshme në Kongres nga Senatori i pavarur Bernie Sanders dhe disa demokratë për të bllokuar që t’i shiten armë Izraelit.

Në muajin maj Shtetet e Bashkuara pezulluan përkohësisht dërgimin e 2 mijë bombave të fuqishme në Izrael mes shqetësimeve mbi humbjet e jetëve të civilëve nëse ato do të përdoreshin gjatë sulmit në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Administrata e Presidentit Biden ka kërkuar që Izraeli të rrisë ndihmën humanitare në Gazë. Por në nëntor, duke vënë në duke se ishte bërë një përparim i kufizuar në këtë drejtim, administrata refuzoi të kufizonte transferimin e armëve, siç kishte kërcënuar se do të bënte, në rast se gjendja nuk përmirësohej. /VOA/
 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maskarenjte: 04/01/2025 22:05

    Amerikanet po e teegojne fytyren e tyre te piste duke ndihmuar me arme ciffutet qe te kryejne genocid kundrejt nje populli te pambrojtur kurse nga ana tjeter bejne moral sikur jane nje vend me vlera dhe demokraci por ne te vertete jane funderrinat e botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t'i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe

Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t'i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe