Dash Sula në ‘5 Pyetje nga Babaramo’: Mazhoranca nervoze nga vettingun në politikë! 'Foltorja'? Gabim i madh i Berishës, ‘gjyshi’ po gjuan me gurë lidershipin e PD-së

Vettingu në politikë do të garantojë pastrimin e politikës nga krimi. Kështu beson deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, i cili foli më me detaje në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, ku tha se periudha e pandëshkueshmërisë për politikanët do të ketë një fund. Sula tha se prokuroria ka mjaft materiale për politikanë të caktuar që kanë kontakte me banda kriminale dhe elementë kriminalë.

Deputeti demokrat tha se mazhoranca është e nervozuar nga nisma e PD-së për vettingun në politikë. Madje për 3 amendamentet e dorëzuara në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, Dash Sula tha se mazhoranca ka 0 reagim, ndërkohë që shtoi se për këtë i ka urdhëruar Rama që mos të flasin.

‘Nuk është çështja e një fotoja kontakte të papërshtatshme. Kontakte të papërshtatshme janë, qoftë, SHISH, qoftë prokuroria shqiptare apo SPAK sot, apo shërbime inteligjencës së huaj, kanë të siguruar dhe të garantoj, kanë mjaft materiale për politikanë të caktuar që kanë kontakte me banda kriminale dhe me elementë kriminalë. Politika për gjatë këtyre 30 viteve prokuroria, ka qenë e kapur prej grykë nga politika. Periudha e pandëshkueshmërisë do të ketë një fund.  Ne jemi të hapur si opozitë për bashkëpunim, por kemi një javë që kemi dorëzuar në Kuvend tre nisma të rëndësishme kemi 0 reagim nga asnjë politikan i majtë. Edi Rama u ka mbyllur gojën, deputetëve. Nuk pretendohet se mund të rregullohet 100%. Kemi propozuar një procedurë të caktuar.  Unë i pashë deputetët e mazhorancës dhe janë jashtëzakonisht nervoz. Megjithë porositë që u ka thënë z.Rama që mos diskutoni janë shumë nervoz.’- tha Sula.

Deputeti demokrat u pyet edhe për situatën brenda PD-së dhe përplasjen mes Bashës dhe Berishës. Sula e cilësoi ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit si një gabim mjaft të madh të tijin me të cilën po shkatërron PD. Në mënyrë figurative, Sula tha se në këtë moshë ‘babai ose gjyshi’ po qëllon me anti-tank lidershpin e PD-së. Sula tha se cikli i Berishës ka përfunduar dhe se tashmë ka detyrë ta shpëtojë PD-në jo ta çoj drejt greminës.

‘Unë shpreh keqardhje për këtë situatë që është krijuar. Ky është një gabim mjaft i madh i Sali Berishës, duhet të bënte sakrifica sublime për PD-në. Kjo parti është si fëmija e tij që e ka lindur dhe e ka rritur vetë. Në këtë moshë që babai apo gjyshi, ta shkatërrosh PD-në, t’i gjuash me gurë me hunj, me anti-tank, kushdo qoftë, vetëm se ke debat me kreun e PD-së, unë personalisht, kurrë nuk kam dal që t’i gjuaj PD-së me gurë apo lidershipit të PD-së. Kjo nuk do të thotë se nuk ka debat! Por të dalësh në publik t’i gjuash lidershipit të saj, do të thotë se atë që ke rritur me duart e tuaja ta godasësh veten. Është detyrë e Berishës ta shpëtojë PD-në, mos ta çojë drejt greminës. Basha nuk ka një politikan që respekton rregullat e rojës, ka një politikan që po e mban pushtetin me thonj. Bëj thirrje së Berisha të tërhiqet jo të sulmojnë Bashën. Berisha ka një cikël fillimi dhe një cikël fundi.’- tha Sula.

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë propozimet e saj për ndryshimet kushtetuese. Amendametet e PD përmbajnë ndryshime kushtetuese për reformën zgjedhore, për reformën territoriale dhe për Vettingun e politikanëve.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Diplomacia e Xhelalit: Mziu i bën tag Donald Trumpit me shpresë se e shikon Berisha dhe e vendos kandidat

Diplomacia e Xhelalit: Mziu i bën tag Donald Trumpit me shpresë se e shikon Berisha dhe e vendos kandidat