Dash Sula në ‘Kontrast’: Të dielën fiton opozita në Rrogozhinë nëse nuk ka ndërhyrje nga PS! Vangjeli: Rama do jetë drejtuesi i një ekipi të ri

TIRANË- Deputeti demokrat Dash Sula tha në Report Tv se opozita do jetë fituese e zgjedhjeve që do ripërsëriten të dielën në Rrogozhinë, nëse nuk do të ketë asnjë lloj ndërhyrjeje nga Partia Socialiste.

“Nëse nuk ka ndërhyrje fiton opozita në Rrogozhinë të dielën. Edhe në zgjedhjet e 2021 me gjithë ato probleme me 35 mijë vota i ndanë. Nëse s’do kishte ndërhyrje të forta. Në pa brekë rrugëve, lekë as për ujë s’kishim na mbytën dhe prapë dolëm 8 me 6, ishte e sigurt që do dilnim 7 me 7”, tha Sula.

Sipas tij, duhet të marrë fund mentaliteti i deformimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe se duhet të ketë zgjedhje të lira pa intimidime e blerje votash. Ligjëvnësi thotë se SPAK është rruga e vetme për t’i lënë shqiptarët të votojnë të lirë.

“Nëse ju kujtohet greva e urisë në 2009, ca kërkonin ata, zgjedhje të lira të ndershme të pandikuara, të pa manipuluara. Me të drejtë. Ca ndodhi. Në 2013 Berisha në atë kohë kryeministër, i ka kërkuar grupit parlamentar që të mos prekë asnjeri zgjedhjet, se ekziston mundësia në Shqipëri që sa herë ti doje qejfi një qeverie të përdorë pushtetin, administratës, parave të jesh i sigurt që i deformon rezultatin e zgjedhjeve. Për 3% bëhet fjalë. Është budallik të shkosh në zgjedhje më të mentalitet. Duhet të marrë fund mentaliteti nga kryeministri deri tek i fundit, duhet ti lesh votuesit të votojnë të lirë, jo të intimidohen dhe të jepen para. E vetmja rrugë është drejtësia”, tha Sula.

Ndërkohë, analisti Lorenc Vangjeli thotë se Rama me fjalimin që mbajti pas fitores së 14 majit la të kuptohej se do jetë drejtuesi i një ekipi të ri.

“La të kuptohej që mund të ishte drejtuesi i një ekipi i ri. Fraza e tij që unë tërhiqem nga politika e ditës dhe këtë gjë do ta bëj me të rinjtë e partisë me në krye Elisën. Kjo nuk është punë herkualsh, do mendje dhe vullnet. Ajo që është për tu theksuar përtej të gjitha ngjyrimeve të mundshme, përtej faktit që e vërteta në Shqipëri nuk qëndron në skaje, por diku në mes, pavarësisht se i bie të jetë prijësi i një skuadre që po shkërmoqet pak nga pak, Rama është garanti i ndryshimit të nesërm”, tha Vangjeli.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhemal: 19/07/2023 18:29

    Salinjt e vjeter e te rinj ne thelb nuk ndryshojne fare..e shikojne boten bardh e zi qendrojne gjithmone ne keneten e urrejtjes,percarjes,shpifjes ,kujes,mallkimit e zise..u mungon uniforma e zeze..ne ndihme u Vine gazetat,TV,portalet,halet,qe me shume se te gjithe bejne cdo gje pis e nxisin mosbesim tek politika ne pergjithesi e ushqejne neofashistet e rinj shqipetare,salizmin si ideollogji e erresires ,e dhunes,shkaterrimit qe per cudi drejtesia me demek e re e ka harruar ta gjykoje ..salinj e drejtesise duan qe te ndryshojne politiken gje qe eshte e pamundur..kete e ka provuar Tere jeta politike boterore..nga njerez teknike apo sherbetore te shtetit kur duan te ndryshojne politiken me shume Kane sjelle deme ne jeten e qytetareve,Kane nxitur konflikte te panevojsheme sidomos Kurt tekniket nen lekure fshehin mentalitet sherbetori politik..keshtu eshte sot ne shqiperi..shumica e drejtesise eshte kethyer nje sherbetore e salizmit dhe po' mbron perghegjesit e tragjedive,,96,97,98,2008,2011,e plote zhvatje te tjera ne ekonomi,privatizim,koncesione etj...vrasesi duhet izoluar e jo ti beje presion nje populli te tere

    Përgjigju
    • Tafus: 21/07/2023 13:04

      Po ty?...te gjithe Ne

    • Une: 19/07/2023 22:10

      Xhemal gruan

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër