Një listë e re me 12 persona të shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe ka mbërritur në Shqipëri dhe u është dorëzuar autoriteteve shqiptare. Kështu deklaroi deputeti Dashnor Sula në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ku tha se 10 janë nga radhët e mazhorancës, ku ndër to përfshihen zyrtarë të nivelit të lartë si ministra e ish-ministra si dhe 2 nga opozita.
‘Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe. Janë 12 emra, 10 mazhoranca 2 opozita. Tek opozita janë në nivel normal e në nivele të ulëta, ndërsa tek mazhoranca janë në nivele shumë të larta, deputetë, ministra dhe shumë të tjerë. E ka njoftimin qeveria! A ka normalitet që të flitet për 'non grata'. I ke edhe ish-ministra edhe janë.’- tha Sula.
Duke u ndalur tek situata brenda në Partinë Demokratike, Sula tha për gazetarin Arbër Hitaj, se konflikti ka precipituar në situata jo normale. Sula u shpreh se rikthimi i Lulzim Bashës afroi Bardhin me Berishën. Sipas Sulës çdo gjë ka qenë e mirëorganizuar për të rikthyer Bashës si kryetar të PD-së, ndërsa shtoi se rikthimi i tij forcon edhe më shumë Sali Berishën.
'U kërkoj falje të gjithë qytetarëve shqiptar të cilët përgjatë këtyre dy viteve duhet tu kërkojnë falje atyre qytetarëve që me konfliktin mes veti kemi bërë të mundur që të qeverisë një mazhorancë e tillë në mënyrë skandaloze. Konflikti i brendshëm precipitoi në situata jo normale. Ne duhet të reflektojmë. Jemi në gjysmën e rrugë. Rruga e Berishës për të rimarrë PD-në e gabuar. Rikthimi Bashës ofroi Bardhin me Berishën. Do të ishim të gjithë bashkë nëse nuk do të riktheje Lulzim Basha.
Në pamë se po luftonim për vlera të kishim një riorganizim të ri të PD-së. Në atë moment kam thënë sa kohë ne nuk kemi as logo asgjë, është e moralshme që ne të organizohemi dhe të kemi një organizim të ri. Ndjej keqardhje për Alibeajn. Paska qenë gjithçka e mirëorganizuar që na mbajti në gjumë. Unë me naivitetin tim se kuptoja se do të kthehej kryetar Basha. Unë Bashën nuk e njoh, nuk e njoh për një arsye shumë të thjeshtë. Basha e forcon më shumë Berishën. Sjellja e Bashës forcon Berishën. Berisha është kryetar por nuk ka parti.’- tha Sula.
non grata osht ca do qyetar qe i osht nalu me hi n'europ. por qitu jena te gjith t'nershem
PërgjigjuSa i zgjuar eshte ky gjeli i detit...
PërgjigjuKy shikon enderra dhe i duken te verteta,mos ja vini re eshte pjella e mavri saliut.,edhe sikur te ishte e vertet ky do ishte i fundit qe do ta mirte vesh.
PërgjigjuZoti Sula! Mos jan 10 nga opozita dhe 2 nga mazhoranca se partia juaj ja ka marrur doren mire non gratave! me ne krye Krietarin tuaj Legjendar"
Përgjigju