Dash Sula: Parkova një ditë makinën që të gjobitem kastile! Nuk publikohen gjobat online brenda 14 ditësh që të paguaj 100% të shumës

Deputeti demokrat Dashnor Sula akuzoi ashpër Bashkinë e Tiranës dhe Policinë Bashkiake për abuzim me qytetarët, duke mos i publikuar gjobat brenda afatit 14-ditor, çka detyron qytetarët të paguajnë 100% të shumës së gjobës.

'Vendosa makinën tek stadiumi Dinamo për të marrë një gjobë. Kastile. Sepse pashë punonjësit e bashkisë. Miratuam një ligj për qytetarët që paguajnë gjobën brenda 14 ditësh i zbret gjobën 50%. Por bastardi i bashkisë ka dhënë urdhër policëve bashkiakë, po i vidhni qytetarët shqiptarë, nuk i publikojnë gjobat. Sot shkova te posta. Nuk dalin gjobat vetëm që të kalohet afati 14 ditor, që të paguhet 100% gjoba. Edhe këtu i vidhni. Nuk lini mundësi pa vjedhur.'

Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për përdorimin e automjeteve luksoze me targa të personalizuara nga persona që, sipas tij, nuk janë zyrtarë shtetërorë.

'Duke ardhur sot në parlament. Eskorta e policisë me sirenë dhe shumë ngushtë, hapa rrugën çfarë pashë, një makinë Mercedez Maybach me një targe private. Mendova si zyrtar shtetit, nuk ekzistonte makina. I kërkova policëve nuk ekziston në sistemin e targave. Nuk ishte kryeministri. Do jetë një kriminel. RY 118 Mercedez maybach 150 mijë euro. Pse kjo makinë shtetërore me targë të personalizuar ,250 mijë euro. E sfidoj ministrin e Brendshëm që kjo targë nuk ekziston.'


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Fatos Çoçoli: Unaza e Madhe, Tirana, Shqipëria dhe rajoni! Si Unaza na jep 100 milionë euro fitim çdo vit

Fatos Çoçoli: Unaza e Madhe, Tirana, Shqipëria dhe rajoni! Si Unaza na jep 100 milionë euro fitim çdo vit