I dehur i nxori armën pronarit të një lokali dhe rrahu klientët, Report Tv siguron foton e gardistit Dashamir Kurti! U kallëzua më 1 shkurt se dhunoi një tjetër personReport Tv ka siguruar një foto të tij dhe ka mësuar se ky nuk është rasti i parë kur Kurti akuzohet se ka shkelur ligjin, pasi më 1 shkurt është kallëzuar pasi ka rrahur një person.

Dje AMP ka vënë në pranga inspektorin Dashamir Kurti, 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Kanosja".

Sipas policisë. rreth orës 12:10, punonjësi i Gardës së Republikës, Dashamir Kurti, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën "Elez Isufi" në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.

Nga hetimet paraprake rezulton se Dashamir Kurti, duke qenë jashtë shërbimit, ka konsumuar pije alkoolike në ambientet e lokalit dhe më pas është konfliktuar me klientët dhe pronarin e lokalit, të cilët kanë arritur t'i heqin armën nga dora duke e neutralizuar

1645012291_1645007836KURTI.jpg

 

Dashamir Kurti