Dashamir Shehi prezanton në Komisionin e Ligjeve projekt-ligjin për Referendumet: Përfaqëson popullin dhe është e drejta e tij të marrë vendime

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme një projekt-ligjin 'Për Referendumet'. 

'E drejta për referendumi miratohet me 3/5. Tashi ktu kemi gjyku ta ndajmë ligjin në dy pjesë referendumet kombëtar dhe lokale. Kombëtare janë të drejtat e njeriut, shfrytëzimi i territorit. A ka qenë arbitrare vendime qeverie për të prishur këtë apo atë objekt. Referendumi në një farë mënyrë është demokraci direkte.

Përfaqëson popullin dhe është e drejta e popullit të marrë disa vendime. Kemi përcaktuar se kush është kufiri i njerëzve që kanë të drejtë të propozojnë referendum. Si popullësi jemi në tërheqje dhe numri 50 mijë është i madh për një realitet si Shqipëria. Nëse mbetet fikse 50 mijë siç është në kushtetutë, them se është shumë e zorshme.'

Sipas Shehit pjesa tjetër sa i takon referendumeve është administrative.

'Pjesa tjetër është çështje administrative. Është përcaktuar këtu që kemi shkruar ne një lloj nëse që organizon referendumin. Që do ta administrojë KQZ. Shpenzimet do të mbeten në kurriz të referendumeve qëndrore. Sa i takon lokaleve i takon pushteteve vendore. Fusha e referendumeve kombëtare kanë një fushë më të gjerë.

I gjithë ligji është shkruar brenda hapësirës që lejon Kushtetuta shqiptare. Nuk është i gjatë, sepse është i njëjti mekanizëm me Kodin Zgjedhor. Nisma për një referendum duhet firmosur nga shtetas shqiptar me banim brenda dhe jashtë Shqipërisë. E gjithë pjesa tjetër është procedurë. Meqë është e drejtë kushtetuese i takon GJK, që ta aprovojë Gjykata Kushtetuese, bëhet apo nuk bëhet.'

Shqipëria sipas Shehit, mori përsiëpr të bëjë referendum në vitin 1998 në një kohë të vështirë dhe për një çështje madhore si ajo e sistemit politik, republikë apo monarki. Pra pse, shton Shehi të mos ketë referendume në vitin 2024 apo në kohë që jetojmë, kur kemi më shumë eksperiencë zgjedhore.

'Referendumi duhet shkurtuar fleta, a ka mundësi të mbërrijë tek po apo jo. Pro apo kundër. Votimi ka të njëjtat principe si qendrat e votimit. Organi përgjegjës është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Janë parashikuar disa gjoba por janë të njëjta si për zgjedhjet. Ka ardhur dita për ta bërë këtë punë, ska pse të ketë frikë asnjë qeverie. Shqipëria mori përsipër të bëjë referendum për formën e regjimit.'

Shehi e mbyll propozimin në Komision duke shtruar pyetjen se kush frikësohet nga referendumet, pasi një çështje e tillë është lënë në harresë dhe propozimet e mëparshme në Kuvend janë lënë në sirtar. 

'Sot kemi kushtetutë prej 25 vitesh, kemi eksperiencë zgjedhore prej kaq vitesh dhe nuk ka pse të mos ketë një proces referendumi. Kush e ka inatin me referendumet? Shumë vendime mund ti ishin deleguar qytetarëve. Në Angli patën kurajo për ta votuar referendumin për ta nxjerrë nga BE-ja. Qeveria e ka të vështirë ti dalë përpara një vendimi të vështirë. Populli i del. Mos të bëhet debat për referendumi në vitin 2024 është mungesë e madhe e demokracisë. Në parim a jemi dakord?'

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/04/2024 03:34

    Te miratohet patjeter! Pas te drejtes se votes,lirive e te drejtave te njeriut,referendumet jane nje nga shprehjet me te mira te demokracise dhe qeverisjes nga populli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)