'Dëshmitari X', Vasili: Marrëzi, Rama mori përsipër të bëjë ekspertizën e videopërgjimit

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, akuzon kryeministrin Edi Rama se mashtroi me ekspertizën e videopërgimit të "dëshmitarit X" kur tha se ajo ishte e rreme. I ftuar në studion e Report Tv, Vasili kërkoi nga organi i akuzës të marrë në hetim kreun e qeverisë për mashtrim dhe shpërdorim detyre, ndërsa qëndrimin e kryeministrit, i cili tha se videopërgjimi ishte mashtrim, e cilësoi marrëzi të Ramës.

Ka një videopërgjim që thotë se vëllai i ministrit merret me trafiqe. Nuk është vetëm ajo audio, kemi ngjarjet e fundit inkriminuese, largimi misterioz i vëllait të ministrit. Kur kanë kaluar 16-vjet, pse ndodhi tani që u denoncua kjo? Kur dolën këto çështje të mëdha, ky audiopërgjim, doli kryeministri dhe e mohoi. S'dihet me ç'a parash iu bë ekspertiza nga kryeministri, nga paratë e ndonjë pikture të shitur.

Prokuroria është në një faj të madh publik, si i ka dhënë përgjimin kryeministrit audiopërgjimin origjinal.  Prokuroria ka rënë në një proces të madh publik.  Ai nuk mund të rrijë më, prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj tij për shpërdorim detyre. Ne e dimë që Prokuroria është e kapur, por kapja s'mund të arrijë deri në këtë nivel. Atëherë drejtësia në këtë vend ka rënë.

Prokuroria të hetojë cila ishte arsyeja që kryeministri ndërmori përgjegjësinë publike të mashtronte dhe të thoshte që unë kam  bërë një verifikim timin. Mbi ç'përgjegjësi, nga cila dispozitë e sistemit shtetëror shqiptar i lindi kryeministrit të bëjë punën e prokurorisë. Përfundimisht mashtroi, nëse i kanë dhënë provën origjinale duhet të shkarkohen prokurorët. Nëse ai thotë se këto prova mi ka dhënë Prokuroria, kemi të bëjmë me një shkatërrim të sistemit ligjor. Kush është agjencia? Si mund të fshihet agjencia? Si mori përsipër të gënjejë shqiptarët? Asnjë agjenci nuk e bën për ty ditë duke mos pasur provat autentike, provat origjinale. Qeveria thotë shqip, kryeministri e mori përsipër këtë, se në fakt është një çikë i marrë, futet në disa gjëra që s'duhet...thuhet se është montazh, por ja që doli ky (Albert Veliu) dhe shkuan edhe e kërcënuan. Kështu që audiopërgjimi ekzistonte.

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI

Sa i takon protestës së opozitës në 26 maj, Vasili tha se qëllimi është pastrimi i elementëve të krimit nga qeveria.

Protesta e 26 majit ka objektiva politike, qeveria duhet të pastrohet nga elementët e krimit. Do kërkojmë hesape për sistemin e drejtësisë të rënë.

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI

Vasili tha gjithashtu se zhvillimet e fundit minimizojnë mundësitë e Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi: 19/05/2018 10:01

    PD edhe LSI ju erdhi fudi o tradhetar

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 18/05/2018 22:19

    cdonjeri ka te drejte ta beje,aq me teper kryeminitri.kur regjistrimet behn nga dhe me pergjegjesine e nje partie,pse kryeministri nuk pasa te drejte qe,ne menyre private apo zyrtare ,te mos beje verifikime?aq me teper per nje problem me pasoja per destabilizimin e vendit?pergjegjesia e tij ndaj vendit dhe popullit eshte madhe.keto verifikime lidhen me sigurine e vendit.une do ta quaja neglizhence neqoftese nuk do e vleresonte.shkelje nuk eshte se beri veifikim,se e beri ublike konsolidimin e bindjes se tij si kryeminiter.do te jete shkelje nese keto prova qe ka do ia impononte organeve te hetimit,nese do te pengonte keto organete beje punen e tyre.cdo njeri mund ta beje me mjetet qe ka sot.edhe me nje telefon android mund a besh,mjafton te futesh zerin e agrn xhafes dhe te kesh agronin prane,ose zerin e tij te regjistruar.jane sulur nje lukuni qensh qe mendojne se dine gjithecka dhe pa pike turpi flasin budallalleqe,bejne analistin" e pavarur"dhe mbrojne mashtruesit per te sh0erndare pergjegjesite,per e thene se jane njelloj,por ky i gjati mban pergegjesi se tha hapur bindjen e tij te verifikuar.turpi do tu mbetet. jane te pacipe .

    Përgjigju
  • redi: 18/05/2018 20:00

    Petrit trapi , ti te rrosh 1000 vjet ,dhe Ramen ske per ta kuptuar kurre , dhe aresyeja eshte diferenca e liderit me cirakun . Rama nuk kushte nevojen e prokurorise , se materialin mund ta kete marre nga televizioni kur u transmetua ,dhe mund te kete cuar si material ne ndonje agjensi private te nivelit te larte soft wear dhe mbas nje analize i kane dhene konkluzionin . Rama nuk mund te prononcohej si ju qe merrni nje mashtrues hajdut dhe fukara e paguani per nje pergjim mashtrimi, qe dhe kalamajte qeshen kur e degjuan dhe pastaj dilni bllof . Ajo qe nuk u priste nga ju ishte largimi i ketij b....es nga vendi sic bete me Zaganin dhe te fillonit skenarin tuaj . Do dale e verteta dhe ne burg do hyne ky budallai dhe tre gocat e OD alubeja , Sakianji dhe Bardhi

    Përgjigju
    • Njetri: 19/05/2018 01:45

      Imagjino kush ben kritik dhe jep mend vasili nje cop hajduti qe jan bashke meten dhe monen njerzit me te peshtir.. nuk mund ta besoj si ka njerez qe i votojne keta mostra.. o zot kur do shpetojme nga keta njerez te peshtir

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja